Brickos

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli takoi Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilxhim Kiliç

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli takoi Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilxhim Kiliç

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare. Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren  Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit. Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …