Ministri Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Ministri i TI, Bajram Hasani në Sofje, merr pjesë në një konferencë të rëndësishme për turizmin

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që sot do të mbahet në Sofje të Bullgarisë ka bërë me dije se është takuar me ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus.

“Në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” e cila do të mbahet nesër në Sofje të Bullgarisë, sonte takova ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus. Në këtë konferencë do të diskutohet për perspektiven ekonomikë të Ballkanit Perëndimor dhe me theks të veçantë për Turizëm”, ka shkruar ministri Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti feston fitoren e Frontit Europian në Tetovë dhe inkurajon mbrojtjen e mandateve për të ardhmen

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, festoi fitoren e Frontit Europian në Tetovë duke e vlerësuar …