Ministri Zharku dhe kryetari i Dragashit përuruan rrugën e asfaltuar Jabllanicë-Zaplluzhë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i Dragashit Salim Jonuzi përuruan rrugën e asfaltuar që lidhë fshatrat Jabllanicë dhe Zaplluzhë. Pas prerjes së shirit ministri Zharku tha: ”Sot e përuruam një rrugë e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane. Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave. Njëherit ndihem mirë që kam pasur rastin ta realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë“. Ndërsa kryetari i Dragashit, Salim Jonuzi, i shprehu falënderimet e tij për ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur asfaltimin e një rruge e cila ishte ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj ane.

Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë, ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ndërsa ka kushtuar 820 804.40.

Kjo rrugë është asfaltuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …