Ministri Zharku takon homologët e tij të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ministri për Transportin dhe Çështjet Detare i Republikës së Malit të Zi z. Ivan Brajonoviç, Ministri i Infrastrukturës të Republikës së Kosovës Z. Lutfi Zharku dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Republikës së Shqipërisë, Z. Edmond Haxhinasto, u takuan të premten më datë 6 maj 2016, në qytetin e Shkodrës, në Shqipëri, për të koordinuar punën mbi planin e përbashkët të veprimit të vendeve respektive, në kuadër të forcimit të konektivitetit ne vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes zbatimit të një sërë masash afatshkurtra dhe të arritshme, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i një Samiti produktiv i nivelit të lartë, që do të zhvillohet me 4 Korrik në Paris, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Gjatë takimit të zhvilluar në Shkodër, palët ranë dakord  që të angazhohen për të bërë përpjekje të menjëhershme në mënyrë që të ndikojnë në rrëzimin e barrierave jo-fizike të njohura si “masa të buta”, një element kyç dhe pa efekte financiare, për të përmirësuar e zhvilluar lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Këto masa trajtojnë dy çështje kryesore, hapjen e tregut të transportit dhe krijimin e një sistemi konkurrues, të besueshëm dhe të sigurt të transportit.  Ndër masat e buta kombëtare, pala shqiptare dhe ajo malazeze, u angazhuan për nënshkrimin e katër protokolleve zyrtare të bashkëpunimit midis institucioneve të dy vendeve, përpara Samitit të Parisit.

Pjesë e agjendës së Ministrave ishte gjithashtu edhe nisma “One stop shop”, një model suksesi i cili është aplikuar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë disa vjet më parë, e cila unifikon kufijtë e të dy vendeve në një të vetëm, duke reduktuar procedurat në kufi për biznesin dhe udhëtarët. Palët treguan angazhimin e tyre për të zgjeruar aplikimin e këtij modeli me Kosovën, Maqedoninë dhe për të kërkuar së bashku të asistencën e Bashkimit Evropian, për të aplikuar këtë model në të gjithë vendet anëtare të WB6. Kjo nismë, në takimet e mëparshme të zhvilluara, ka gjetur mbështetjen e Komisioneres për Transportin Violeta Bulc dhe të Komisionerit të Zgjerimit Johanes Han.

Traktati i Komunitetit të Transportit, në përputhje me kërkesat e Komunitetit Europian, ishte një tjetër rezultat i këtij takimi informal, në të cilën palët u angazhuan për finalizimin dhe nënshkrimin e tij sa më shpejt, në mënyrë që drafti finali i tij të jetë gati përpara datës 4 Korrik, kur do të mbahet Samiti në Paris.

Palët gjithashtu diskutuan edhe për nevojën e një mekanizmi rajonal koordinues, në mënyrë që të bëjë të mundur përshpejtimin e mëtejshëm të punës për zbatimin e objektivave të Samitit të Vjenës dhe mobilizimin e investimeve për core network projects.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …