Ministria e Financave mbanë takimin për portfolion me Bankën Botërore

Në vazhdën e takimeve të rregullta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorët përkatës që financojnë projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore,  sot ka mbajtur takimin me Bankën Botërore ku është diskutuar për Portofolion me këtë institucion.

Në këtë takim të udhëhequr nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, përveç përfaqësuesve të Bankës Botërore pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve, të cilët diskutuan për projektet dhe afatet e implementimit të tyre nga institucionet e Kosovës si dhe për impaktin që kanë këto projekte në zhvillimin e vendit.

Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta. Disa nga këto projekte janë:

Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë (KEEREP)

Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut

Projekti për modernizimin e sektorit publik (PSMP)

Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër (RECAP)

Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë (ARD)  P112526

Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit

Projekti i shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …