Ministrja Bajrami u takua në Dubrovnik me ministrin çek të Tregtisë, Jan Mladek

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të punimeve të konferencës “Idetë e Mençura dhe Koncepti i Ri për Rigjenerimin Ekonomik të Evropës” që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, Jan Mladek. Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar në shumë fusha me Republikën Çeke, me theks të veçantë në atë të ekonomisë. Ministria Bajrami shpalosi potencialet e Kosovës për investime të huaja dhe e informoi ministrin Mladek për ambientin e biznesit në vendin tonë. Në anën tjetër, ministri Mladek shprehu interesim për dy sektorë, në veçanti atë të përpunimit të produkteve bujqësore dhe të energjisë së ripërtëritshme. Të dy ministrat u dakorduan që të formojnë së shpejti një grup ndërqeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …