Brickos

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është takuar me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

 Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe të arriturat e procesit integrues. Hoxha, e vlerësoi lartë përkrahjen që i erdhi nga vendi mik Norvegjia, si në aspektin politik, ekonomik dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe projekteve të cilat mbështesin realizimin sa më të shpejtë të MSA-së, Agjendës së Reformave Evropiane dhe Reformat Ekonomike. “Procesi integrues është rrugë e pandalshme e vendit tone, duke qenë gjithëpërfshirëse në nivel lokal dhe qendror të institucioneve të Kosovës, dhe në këtë proces, mbështetje të fuqishme i ka dhënë Mbretëria e Norvegjisë. Kemi rezultate në luftimin e korrupsionit dhe këtë ne nuk do ta ndalim”, ka thënë Hoxha, duke mirëpritur përkrahjen e Norvegjisë për zbatimin e MSA-së. Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka theksuar se Norvegjia mbetet e përkushtuar për përkrahjen e proceseve në të cilat ndodhet Kosova, jo vetëm në zbatimin e MSA-së, ngritjen e cilësisë së jetës me projektet infrastrukturore por edhe në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe rritjen e mirëbesimit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …