Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj në shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë - Gjermani

Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj në shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Gjermani

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në aktivitetet e Ambasadës Gjermane në Kosovë, me rastin e 10-të vjetorit të lidhjeve diplomatike me Kosovën. Me rastin e këtij përvjetori u organizuan aktivitete me mesazhe të mbrojtjes së mjedisit me fëmijët e shkollave fillore e të mesme. Me këtë rast ministrja Reshitaj vlerësoi se Gjermania si një vend mik, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset politike të shtetit tonë. Ministrja Reshitaj falënderoi shtetin gjerman për kontributin e jashtëzakonshëm që po jep për Kosovën, për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së si dhe ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe gatishmërinë e treguar në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.

Reshitaj para fëmijëve në këtë aktivitet, deklaroi se fëmijët janë shembull se si duhet dhe mund ta mbrojmë mjedisin ku jetojmë. “Unë kam bërë një kontratë më ju dhe besoj që bashkë do të bëjmë shumë ndryshime në mbrojtjen e mjedisi. Ne jemi duke punuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë për mbrojtjen e mjedisit që nga fëmijëria e tutje” deklaroi ministrja Reshitaj. Nga ana tjetër Ambasadori Gjerman Christian Heldt deklaroi se shteti që ai përfaqëson do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, krijimit të një mjedisi të pastër e integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …