Ministrja Reshitaj: Banka Botërore do ta përkrah Kosovën në realizimin e projekteve mjedisore

Ministrja Reshitaj: Banka Botërore do ta përkrah Kosovën në realizimin e projekteve mjedisore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është takuar me drejtorin e lartë të Bankës Botërore nga i cili ka marr zotime për përkrahjen e Kosovës në realizimin e projekteve mjedisore.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington u prita në takim nga drejtori i lartë i Bankës Botërore, z. Ede Jorge Ijjasz Vasquez. Në këtë takim falënderova bankën botërore për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti ministrisë që unë udhëheq. Drejtori i lartë i bankës botërore rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor”, ka shkruar Reshitaj në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …