Ministrja Reshitaj: Shpreh gatishmërinë të bashkëpunoj me organizatat vullnetare për mbrojtjen e mjedisit

Ministrja Reshitaj: Shpreh gatishmërinë të bashkëpunoj me organizatat vullnetare për mbrojtjen e mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ka takuar organizatat vullnetare mjedisore në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për punën vullnetare të tyre. Ajo ka thënë se  puna j për mjedisin, angazhimi për komunitetin janë misione të rëndësishme për të organizatave vullnetare. “Qëllimi i kësaj dite është ti falënderohemi vullnetarëve, organizatave vullnetare për përpjekjen e tyre që të rrisin ndërgjegjen tek opinioni publik që të kontribuojnë aq sa kanë fuqi. Unë iu jap përkrahjen time të fuqishme të gjithë juve që jeni të gatshëm ta mbroni mjedisin me aktivitetet e juaja dhe shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojmë në mbrojtjen e mjedisit dhe në uljen e ndotjes së mjedisit në vendin tonë. Aktivitetet e juaja janë për tu falënderuar jashtë mase. Pres që edhe në ditët e vitet në vazhdim të luani këtë rol që jeni duke e bërë sot”, ka thënë ajo.

Sipas saj vullnetarizmi luan rol në shumë fusha përfshirë kulturën, sportin, mjedisin, e shumë tjera. “Kam pasur iden që të iu thërrasim sot në këtë ditë që t’iu falenderojë për angazhimin e deri tanishëm dhe të shfaqim mundësinë për bashkëpunim tash e tutje”, thotë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …