Ministrja Vlora Dumoshi mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, vizitoi ekspozitën e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit  “Anibar” në Galerinë e Arteve në Pejë, me ç’rast ajo u prit nga drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”,  Vullnet  Sanaja dhe nga kryetari i Komunës së Pejës,  Gazmend Muhaxheri.

Po ashtu, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitoi edhe Kinemanë “Jusuf Gërvalla” dhe nga organizatorët e Festivalit u njoftua në lidhje me punën e tyre rreth Festivalit.

Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativ, dhe tha se MKRS-ja është e përkushtuar që ta ndihmojë jetën kulturore të Kosovës duke krijuar kushte më të mira dhe duke e subvencionuar atë.

Ndërsa drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja e falënderoi  ministren për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …