Brickos

MKRS-ja investon në Dardanë 184 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dardanës, për realizimin e projektit kapital “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit në Dardanë”, në vlerë prej 184 mijë euro, investim i cili do të bëhet gjatë këtij viti. Ministri Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të investojë në komunat e Kosovës, sidomos në fushën e investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve moderne dhe hapësirave të reja për sportistë e atletë. Në këtë kuadër, Shala, tha se rregullimi i stadiumit në Dardanë, do të shërbejë për futbollistët e Kamenicës që ata të zhvillojnë garat e tyre.

 

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se stadiumi i rregulluar do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me futboll në Dardanë dhe një nxitje për cilësi e rritje të konkurrencës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …