MKRS- ja mbështet punën e Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet punën dhe funksionimin e pavarur të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dhe të gjitha institucioneve nacionale të kulturës së Kosovës.

MKRS- ja vlerëson se liria krijuese dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të kulturës s’ mund të cenohen në asnjë rast. Vendimmarrja dhe funksionimi i pavarur i institucioneve janë vlera themelore të shoqërisë tonë.

Teatri Kombëtar i Kosovës, nëpërmjet mekanizmave të tij vendos në mënyrë të pavarur për repertorin dhe realizmin e tij.

MKRS- ja vlerëson se askush s’ ka të drejt të ndërhyjë në punën e pavarur të Teatrit të Kosovës, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të garantojnë kushte normale për punë.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …