Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Tjetërsimi i politikanëve shqipfolës

Sipas filozofit Heiddegger, ndryshe nga prania e sendeve, qenia e njeriut përfshin vetëdijen e tij, për qenien e tij. “Ndryshe nga çekiçi, që është thjesht një lloj sendi, njeriu “gjithmonë duhet të jetë ose të mos jetë qenia e tij sit ë tijën” – nëpërmjet së cilës ai nënkupton se njeriu është i vetëdijshëm për faktin se ai ndodhet përballë mundësisë që të jetë ose të mos jetë vetvetja e tij”(Samuel Enoch Strump – Filozofia. Historia dhe problemet, shtëpia botuese Teona, 2012, f. 463). Edhe Sartre dëshiron të tërheq vëmendjen “ndaj dy formave të ndryshme të qenies, të cilat ai I quan qenia në vetvete (l’en-soi) dhe qenia për vetveten (le pour-soi). Duke zbatuar këtë dallim në lidhje me njeriun, mund të thuhet se njeriu i përmban dy mënyra ekzistence të qenies, l’en-soi tregon se ai është (që është edhe guri) dhe le pour-soi që tregon se ai është subjekt i vetëdijshëm (e cila, për rrjedhojë, e diferencon atë nga guri)” (Samuel Enoch Strump, vepër e cituar, f. 470). Të jesh subjekt i vetëdijshëm do të thotë se njeriu është përgjegjës, pasi ekzistenca e tij varet kryekëput nga vetë ai. Pra, analiza e Sartre është një “etikë e llogaridhënies së rreptë të mbështetur në përgjegjësinë e individit. Në rast se njeriu është ai që e bën vetveten, askush nuk duhet të jetë fajtor për çka është ai përveç vetes së tij. Për më tepër, kur njeriu zgjedh në procesin e krijimit të vetvetes, ai zgjedh jo vetëm për veten por për të gjithë njerëzit”(vepër të cituar, f. 470).

Në trojet shqiptare ka shumë kolaboracionistë që iu shërbejnë pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë.

Politikanët shqipfolës nuk janë qenien e tyre dhe kështu shtrohet problemi: cili status e ka kolaboracionisti nga pikëpamja e ekzistencializmit filozofik?

Ai është thjesht një skllav që iu shërben pushtuesit. Ai nuk është vetja e tij dhe nuk është as i vetëdijshëm për këtë gjendje të mjerueshme si qenie për të tjerët (être pour les autres).Sepse kolaboracionisti vepron sipas instinktit të pushtetit a shtet dhe dëgjon vetëm urdhrat e pushtuesve. Ai i ngjan një zombi që s’ka shpirt dhe vepron i komanduar nga forcat e këqija. E ka humbur shpirtin dhe ia ka shitur pushtuesit për privilegje dhe pushtet, për një karrige.

Por fakti se nuk është i vetëdijshëm për veten e vet dhe statusi i tij është si thjesht një gur me dy këmbë që pushtuesi e përdor sipas qejfit të vet dhe pastaj e hedh në kosh plehrash, nuk e bën atë më pak të përgjegjshëm para kombit dhe gjeneratave të ardhme. Kolaboracionisti është fajtor për statusin e tij të shërbëtorit, për statusin e popullit të vet në gjendje pushtimi dhe kolonizimi dhe për të gjitha të këqijat e dëmtimit të çështjes kombëtare shqiptare nëpërmjet bashkëpunimit me pushtuesin. Arrijmë në përfundimin se pushtimi dhe kolonizimi tentojnë të reduktojë njeriun i pushtuar thjesht në një instrument folës dhe se mënyra e vetme për të qenë njerëz l’en-soi është t’i kundërvihemi pushtimit dhe kolonizimit. Shqiptarët, jo vetëm se nuk duhet të pranojnë statusin kolonial, por edhe duhet t’iu kundërshtohet në të gjitha mënyrat pushtuesve. Vetëm kështu do të jenë vetveten. Sigurisht se rruga nuk është e lehtë. Pushtuesi gjithmonë do të përpiqet të na hedh kurthe për të na mposhtur, por duhet të jemi të fortë. Të besojmë fuqishëm në idealin për çlirim dhe ribashkim kombëtar në çdo çast dhe në momentet e vështira, kur mund të ndodhemi të përballemi me armiqtë, t’i thirremi mendjes se kjo rrugë nuk njeh rrugica devijuese. Të ndodhur para zgjedhjes ose… ose (Heiddegger), duhet të zgjedhim vetëm e vetëm vazhdimi i rrugës për çlirim dhe ribashkim kombëtar, pavarësisht nga çdo sakrificë për vetveten që mund të kërkohet. Të mos pranojmë, pra, të tjetërsohemi, ashtu si politikanët shqipfolës që iu shërbejnë pushtuesve, por të veprojmë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, për ribashkimin e të gjitha trevave të Shqipërisë historike, në një shtet të vetëm kombëtar.

Rumani, 24 gusht 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …