Brickos

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: A u bë Dacici me pro-shqiptar sesa disa shqip-folës tradhtare te mbeshtetur nga sherbimet e tij te inteligjences?! Jo!

Ministri i jashtem i Serbise, Ivica  Daçiq, dha  nje deklarate “te cuditshme”, ku u shpreh se “një referendum për bashkimin e Kosoves me Shqiperine eshte “nje ide e shkelqyer, pasi per kete çeshtje ne flasim prej 20 vjetesh. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte thelbi i politikes se tyre”.  Ai tha se me kete rast, bashkesia nderkombetare mund te shohe se Serbia ka pasur te drejte. “Populli shqiptar ne Shqipeëri ka ushtruar te drejten e vetevendosjes dhe se pakica e shqiptareve te Kosoves ne kuader te Serbise nuk e ka kete te drejte”, deklaroi ai

A u beka Dacici me pro-shqiptar sesa disa shqipfoles tradhtare te mbeshtetur nga sherbimet e tij te inteligjences?! Jo! Kjo deklarate e ka tre kuptime te fshehura. Njeri kuptim eshte ironik ose talles. E dyta eshte per te nxjerre te lare Serbine qe te thote qe: Ja Serbia e do bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe nuk e pengon ate. Dhe e treta eshte nje fraze qe thote qe bashkesia kombetare do te kuptoje se Serbia ka pasur te drejte.Serbet i konsiderojne shqiptaret si muslimane, si njerez te prapambetur me probleme, te dhunshem etj etj etj dhe bashkimi i Shqiperise me Kosoven, sipas serbeve, mund te rrise problemet dhunen etj. etj. etj. dhe me kete serbet i thone Evropes, <<ja e shikon sa te keqinj jane shqiptaret? Ne serbet nuk jemi kunder bashkimit te shqiptareve, por i mbanim te copetuar dhe sundonim mbi Kosoven qe t’i mbanim nen kontroll t’ju jepnim qyteterim e kulture e te mos i linim shqiptaret ashtu sic jane kafshe te egra muslimane. Prandaj ne serbet e deshem Kosoven ta kishim nen sundim qe te shmangnim qe shqiptaret te beheshin te dhunshem dhe radikale>>.

Por, eshte fakt se serbet e ndertojne identitetin e tyre kombetar mbeshtetur tek konceptet fetare dhe jo tek perkatesia etnike.

Pra, feja eshte me e rendesishme se sa etnia per serbet.Ndersa ne shqiptaret e mbeshtesim identitetin tone kombetar mbi etnine dhe gjakun e nuk e kemi shume problem fene. Dhe, eshte fakt historik se kishat e vjetra ortodokse serbe i kane ndertuar shqiptaret ndersa serbet i vodhen keto kisha padrejtesisht dhe i quajten te tyret duke ndertuar mbi keto kisha edhe identitetin e tyre fetaro-kombetar atehere serbet kane bere sakrilegj ne emer te besimit ne zot te cilit i perkasin.Serbet, akuzojne shqiptaret per fanatike muslimane, por ne emer te fanatizmit te tyre ortodoks kane vrare pa arsye qindra dhe mijera shqiptare dhe sot kur nuk i vrasin dot me. Mire, zoti Dacic, populli i Shqiperise e ka te drejten e vetevendosjes, po populli i kosoves? A nuk jane shqiptare si ata qe jetojne ne Shqiperi si ata qe jetojne ne Kosove? Pse serbet bejne ndarje midis shqiptareve te Shqiperise dhe shqiptareve te Kosoves?

Apo sepse ky eshte interesi i Serbise qe t’i mbaje te ndare qe te sundoje token e Kosoves?

Nese kemi logjike dhe arsye atehere te perpiqemi te jemi objektive dhe te mos e perdorim arsyen per te perligjur dhe justifikuar interesat tona personale dhe kombetare. Nese Dacic perdor arsyen dhe logjiken per te justifikuar politikat serbe mbi Kosoven, atehere kjo eshte fyerje per inteligjencen njerezore dhe perdhosje e dinjitetit te qenieve njerezore. Ju, zoteri Dacic nuk jeni bere “papritmas” pro-shqiptar, por mbeteni i njejti shizofren paranoik dhe urrejtes patologjik i shqiptareve…(!)Mbase do te shtoja edhe disa fjale per formen e prezantimit te deklarates ne gazeten “Bota Sot”, gazete qe ka ruajtur qe nga titulli sensin talles dhe ironik te deklarates se Dacicit, gje qe nuk paraqet dot nje fakt te paqellimshem, por ruan kursin antishqiptar historik te gazetes me te urryer te Kosoves. Kjo “Borba Danas” e Prishtines ka qindra mijera shkrime kunder ribashkimit kombetar shqiptar dhe UCK dhe ruan te njejten sens antikombetar dhe pro-serb.

Mona Agrigoroaiei: Bashkësia Ndërkombëtare ka dështuar në Ballkan

Ne qasjen e bashkesise nderkombetare per gjetjen e nje menyre zgjidhjeje te konflikteve ne Ballkan, ajo ka deshtuar pasi nuk ka perdorur nje menyre per zgjidhje te konflikteve, por vetem per menaxhim te tyre.

Pra, “konfliktet” ne Ballkan nuk jane te zgjidhura, por te akulluar, ato ekzistojne dhe do te shperthejne ne te ardhmen. Eshte dallimi midis procesit dhe rezultatit.

Rezultat nuk ka, eshte vetem nje kalim procesi i deshtuar.

Procesi i negociimit dhe nenshkrimit te marreveshjeve antishqiptare te Konculit, Ohrit dhe Rambujese eshte i deshtuar dhe kerkohet ZGJIDHJA – RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR.

Pse eshte kjo zgjidhja?

Ka shume arsye.

Populli shqiptar jeton ne trojet e veta autoktone ne Ballkan, por i ndare dhe i pushtuar nga sllavo-greket.

Dhe ka te drejte te ribashkohet ne trevat e veta kombetare ne nje shtet te vetem, Shqiperia Etnike, sepse ceshtja shqiptare eshte ceshtje koloniale.

Menaxhimi defektuoz i “konflikteve” ka anashkaluar dhe mbytur pikerisht zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar, pasi qe shqiptaret u detyruan te pranojne padrejtesisht se jane minoritet ne trojet e veta.

Ky menaxhim defektuoz eshte luftenxites, sepse nuk ka paqe e stabilitet ne rajon pa ribashkim kombetar.

Luftenxites nuk jane shqiptaret, por pikerisht kolonialistet dhe do te thosha se bashkesia nderkombetare ka deshtuar ne Ballkan perfundimisht.

Rezultati shihet ne Bosnje ku cetniket serbomedha kane marre pjese ne nje referendum antishteteror jolegjitim. Ata nuk kane ushtruar te drejten e vetevendosjes, sepse edhe pra entiteti i tyre eshte artificial, produkt i pazareve te Milloshevicit, por kane keqperdorur mundesine e referendumit per qellime cetnike serbomedha.

Por, mbase e ardhmja kur konfliktet ne Ballkan do te kthehen mund te jete edhe e afert, pas rezultatit te referendumit ne Republiken Srpska! Atehere, duhet te shtrojme pyetjen: a ndikon dhe si do te pasqyrohet kete referendum cetnikesh ne zgjidhjen e ceshtjes shqiptare dhe si?

Rumani, 30 shtator 2016

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …