MPMS në bashkëpunim me QPS dhe “Nëna Tereze” shpërndau ndihma për njëqind familje

Në Malishevë, njëqind familje janë ndihmuar me pako në veshmbathje, shtrojë dhe mbulojë. Këtë ndihmë për këto familje e ka ofruar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Malishevë dhe OJQ Sh.H “Nëna Tereze” në Malishevë.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i ka falënderuar zyrtarët e kësaj ministrie për këtë ndihmë, të cilën e quajti “të mirëseardhur, pasi me kjo ndihmë, është e qëlluar në këtë kohë të stinës së dimrit”.

Përndryshe, sipas drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, Blerim Begaj, përfitues të kësaj ndihme, janë njëqind familje në asistencë sociale, kurse shpërndarja bëhet në bashkëpunim mes qendrës që ai drejton, ministrisë dhe shoqatës “Nëna Tereze”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …