Adem Lushaj

MSc. Adem Lushaj: Pretendimet e manastirit kundër qytetarëve të Deçanit!

(Reagim kundër komunikatës së lëshuar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit)

Largimi i gurëve nga rruga qenka shkelje e Ligjit, ndërsa këta që kanë sjellë Grykën në këtë gjendje, janë mbrojtës të ligjit. Kështu vepron personale i manastirit të Deçanit!!!

Reagimi i Kishës serbe, përkatësisht të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, janë me prapavija të keqe, ndaj nuk i kontribuon krijimit të raporteve të shëndosha me komunitetin vendas. Shkelës i ligjit dhe krim mjedisor në Grykë të Deçanit, është duke bërë personeli i manastirit, bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritarët “kukull” të Republikës së Kosovës. Ndërtimi i hidrocentraleve në Deçan, është për interesa të manastirit, gjë që është shkel edhe ligji i vitit 2008 për Zonat e Veçanta. Në vend se Sava Janjiq, Dardan Gashi dhe të tjerët….të përgjigjen para prokurorisë së shtetit si kriminel për krimin mjedisor, këta akuzojnë komunën e Deçanit, për shkelje të ligjit, ngase kanë larguar shkëmbinjtë të rënë në mes të rrugës.

Me ndërtimin e hidrocentraleve është bërë shkelje e Ligjit për Zonat e veçanta të mbrojtura, Nr. 03/L-039, i vitit 2008, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku thuhet: Aktivitetet e Ndaluara brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura: a) ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve tranzite në zonat rurale; dhe b) ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit.

Qytetarët e Deçanit, edhe sot, edhe në kohë të mëhershme, kanë respektuar objektet e trashëgimisë kulturore-fetare, por assesi nuk pajtohen me vendimet e dëmshme politike, të cilat pengojnë zhvillimin e ekonomik dhe lëvizjen  e lirë. Deçanasit nuk pajtohen me vendime të cilat nxisin urrejtjen ndër nacionale e ndër fetare, siç po bën personeli i manastirit të Deçanit,

(MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan)

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …