vipa
vala – old
mbpzhr
muqa 900
driloni com
Fillimi / Analiza / Mustafë Krasniqi: A po luhet me nervin e banorëve të fshatit Shipitullë?
Hade
Hade

Mustafë Krasniqi: A po luhet me nervin e banorëve të fshatit Shipitullë?

Fshati shipitullë, konkretisht lagjja e Krasniqi, Berbatovci, Mjekiqi dhe Mirena nga fshati Hade po përjeton një krizë shqetësimi nga situata e krijuar rreth shpronësimit, të pronave të tyre, po aq më tepër po ndihen të shqetësuar nga disa mediat të pandërgjegjshme, të cilat po e fyejnë qytetarin me etiketime si: “Mafia e Shipitullës” dhe “Shipitulla si Llazarati’’. Këto etiketime dhe fyerje të pandërgjegjshme dhe aspak etike i kanë irrituar banorët e këtij fshat.

Për këtë akte të shëmtuar të kësaj “gazetarie”, të atyre gazetave që dezinformojnë dhe etiketojnë qytetarin e Republikës së Kosovës, banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe unanimisht kanë kërkuar që mediat të sillën konformë etikës së gazetarisë, në interes të informimit të arsyeshme dhe jo të njëanshme. Këto krahasimi dhe etiketimi si: ” Mafia e Shipitullës” dhe “Shipitulla si Llazarati, jo vetëm që janë shkrime të qëllimta e provokuese, nga artikullshkruesi, po në anën tjetër këto shkrime nuk e nderojnë etikën e gazetarisë në përgjithësi, të paktën të qytetarëve që po përballën me një krizë serioze, ekonomike dhe me humbjen e pasurisë, që brez pas brezi përcillej si pasuri jetike dhe emocionuese.

Artikullshkruesi shkon edhe më tej, ku thotë:  “Të fortit” e Shipitullës kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin, ku para tyre janë “gjunjëzuar” autoritetet lokale dhe qendrore” madje shtonë edhe këtë: “pronat në Shipitullë po arrinin vlerë më të lartë se pronat përballë hotelit “Grand” në Prishtinë.

Artikullshkruesi dezinformon dhe nuk merr për bazë kërkesat reale të banorëve, të cilët nuk kërkojnë më shumë se ajo që është e ligjshme dhe ju takon, e që vite më parë me këtë shumë është shpronësuar edhe fshati Hade. Po, përkundër kësaj artikullshkruesi nuk ju drejtohet organeve përgjegjëse, pse ato nuk e realizuan shpronësimin, për atë kohë që shkruan artikullshkruesi, po lejuan që pas shumë vite të marrin vendimin për shpronësim jashtë interesit të banorëve? Me këtë artikullshkruesi përpiqej t’ua hedh fajin banorëve, të cilët me shekuj janë banorë të përhershëm të tokave të tyre ( me përjashtime….), ku me ngulëm kërkojnë të drejtën e tyre pa e kundërshtuar interesin e përgjithshëm, atë shtetëror dhe i shfajëson organet gjegjëse, qofshin të KEK-ut etj., të cilët nga to duhet kërkuar përgjegjësin dhe jo nga banorët që përballën me trysnin, për të hequr dorë nga e drejta që ju takon ligjërisht. Edhe për kundër këtyre trysnive banorët janë të gatshëm, për të bashkëpunuar me KEK-n, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), dhe MZHE, Ministrin përkatëse dhe organet përgjegjës të Republikës së Kosovës si dhe me Kompanin Replan, vetëm të realizohet shpronësimi në bazë kërkesave reale, kërkesa që nuk tejkalojnë shumën e shpronësimit që është bërë vite më parë në fshatin Hade.

Për këtë shkrim fyes, artikullshkruesi duhet të jap përgjegjësi dhe të kërkoj falje para banorëve të fshatit Shipitullë, nga që banorët e kësaj treve kërkesat e tyre të përsëritshme i artikuluan edhe në protestën e djeshme, më 10.08.2017 që u mbajte në ora 10:00, në pranin e policisë, ku ishte informuar edhe kryetari i Komunës, Xhafer Gashi. Ndërsa pikat kryesore i lexoi përfaqësuesi, Isuf Berbatovci në pranin e dy përfaqësuesve tjerë, Shaban Krasniqi dhe Nexhmedin Mjekiqi para protestuesve të cilët protestuan para Komunës së Kastriotit, ish-Obiliqit dhe kërkuan që kërkesat e tyre të trajtohen si çështje primare, nga që dita-ditës po keqësohet gjendja e të jetuarit në këtë fshat, nga rreziku që po kanoset nga Mihja Sipërfaqësore, ku dhe shumë shtëpi kanë pësuar qarje dhe ka drojë se një ditë ato do të shemben.

Protestat filluan të qeta, me pankarta në dorë, “Duam Punësim”, “Kërkojmë të drejtat tona”, “Mos luani me pronat tona” etj. Për më shumë se 45 minuta protestuesit protestuan para Komunës dhe më pas ju drejtuan sallës së Komunës ku ishte i pranishëm: Afrim Murati-drejtori i departamentit  të shpronësimit, MMPH. Rizah Dembogaj, Ministrisë Zhvillimit Ekonomik, MZHE dhe Adil Januzi, Drejtori Ekzekutiv i Mihjeve, KEK.

Protestuesit pasi ju drejtuan sallës u ndalën në korridor, ku Afrim Murati i ftoj për dëgjim publik vetëm 17 familje, me këtë ndarje protestuesit u irrituan dhe nuk pranuan të jenë pjesë e këtij dëgjimit. Pas disa përpjekjeve banorët refuzuan këtë takim të ftuar nga përfaqësuesit e lartpërmendur, dëgjimin publikë. Ndërsa banorët dolën të revoltuar jashtë oborrit të Komunës, ku për 10 minuta e më tepër protestuesit protestuan para automjeteve të përfaqësuesve, të cilët sipas banorëve me vite të tëra janë duke luajtur me nervat e banorëve .

Në fund të protestës, banorët të revoltuar kërkuan që ligjërisht të përfundon shpronësimi i pronave, ku vlerësimi i shtëpive të bëhet me koeficientin 1 me m2 bruto 10×10= 100×1=100m2 në bazë të çmimit të tregut aktual. Po ashtu të zhvendosurve t’u takojë pjesa shtesë 10% në emër të dëmshpërblimit dhe pagesa të jetë e tërësishme dhe jo me kiste, si dhe të merret modeli i lagjes Shala të fshatit Hade para tetë viteve, ku dhe dolën dhe kërkesat tjera.

Banorët u zotuan se: nëse kërkesat tona përmbushën, ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje për zhvendosje e fshatit, po të kundërtën, ne, nuk do të pranojmë të na trajtojnë si paçavure. Ndër të tjera banorët thanë: Ne në parim nuk kundërshtojmë, shpronësimin-zhvendosjen, po respektojmë pronësinë sipas kritereve të përcaktuar me UA nr. 02/2015 ku kërkesat tona nuk janë në kundërshtim me KPZH-në, po përkundër vetëm sa e avancon tutje projektin e shpronësimit, thonë përfaqësuesit e lagjeve të fshatit Shipitullë.

Protesta përfunduan pa kurrfarë rezultate të dukshme, ndërsa banorët kërkuan fuqishëm nga organet kompetente të Republikës së Kosovës ta shqyrtojnë këtë rast, si një rast të ngutshëm dhe të domosdoshëm, nga që të mos shkaktohej ndonjë krizë tjetër e mundshme. Po në anën tjetër është mirë që të mos i hidhej faji mbi banorët e pafajshëm, të cilët një zëri pranojnë që të zhbllokohet situata duke ua plotësuar kërkesat, që janë kërkesa të arsyeshme dhe të ligjshme.