leoni

Mr. Naim Tërnava

Myftiu, Naim Tërnava: Peticioni kundër stilit të ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës nuk çon peshë

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava,  ka deklaruar për mediet se peticioni kundër stilit të ndërtimit të xhamisë në qendër të Prishtinës nuk çon peshë dhe se ajo do të ndërtohet pa marrë parasysh këtë kundërshtim. Ai ka deklaruar se është nevoja dhe dëshira e madhe e besimtarëve që kjo gjë të bëhet, duke nënvizuar se shpreson që Komuna e Prishtinës do të marrë vendim për ta pajisur BIK-un me leje ndërtimi për të. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Komuna e Prishtinës ta na pajis me leje ndërtimi, që të mos politizohet ndërtimi i xhamisë, që është shtëpi e Zotit, ku meriton të adhurohet vetëm ai”. Besoj se të premten Kuvendi i Prishtinës do të marrë vendim të prerë që të na pajis me leje ndërtimi për Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Dëshiroj të ftoj besimtarët tanë që të rrinë të qetë sepse ne do ta kryejmë punën tonë sikur duhet. Xhamia do të ndërtohet”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …