rkl vala loja shperblyese
vipa
muqa 900
driloni com
Fillimi / Lajmet / Mytaher Haskuka: Unë jam fitues në Prizren, votat me kusht nuk mund ta përmbysin rezultatin
Mytaher Haskuka: Unë jam fitues në Prizren, votat me kusht s’ka gjasa ta përmbysin rezultatin

Mytaher Haskuka: Unë jam fitues në Prizren, votat me kusht nuk mund ta përmbysin rezultatin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili në bazë të rezultateve preliminare doli fitues në Prizren, është i bindur se edhe pas numërimit të votave me kusht, fitorja do të jetë e tij. Haskuka madje thotë se pas rinumërimit të një vendvotimi një ditë më parë në Prizren, atij iu shtuan dhe 55 vota, gjë që e bën të pamundur, që rezultati të ndryshojë.

 “Pas rinumërimit të djeshëm të një kutie,  janë plus 55 vota për mua. Faktikisht ato vota i kishin shkuar gabimisht z. Totaj.  Kështu që dallimi mes neve u ngrit në 449 vota. Dhe nëse e marrim numrin e votave me kusht,  që janë 940 nuk ka gjasa për ndryshim të rezultatit zgjedhor. Ata ashtu qysh kanë besuar dhe në ditën kur kanë humb, po duan me mbajt elektoratin e vet ose njerëzit e partisë të rehatuar. Por PDK i ka humb zgjedhjet në Prizren. Për me ndryshu rezultatin zgjedhor,  ku unë jam përpara me  440  vota, duhet që ata me i fitu 100 përqind të votave,  gjë që është e pamundur. Fitorja është e jona”, ka thënë Haskuka për KosovaPress. Ndryshe sipas rezultateve preliminare të KQZ, Mytaher Haskuka ka marrë  25 mijë e 509 vota apo 50.32 përqind, pasuar nga Shaqir Totaj i PDK-së me 25 mijë e 180 vota apo 49.68 përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Odat Amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë mbledhin bizneset e të dyja vendeve

Odat Amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë mbledhin bizneset e të dyja vendeve

Nën organizim të Odave Amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë, për dy ditë me radhë ...