MZhE e bën me ngrohje qendrore shkollën ,,Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës

Në vazhdën e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka investuar mbi 60 mijë euro në implementimin e këtyre masave në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës, me çka përmirësohen dukshëm kushtet e punës për nxënësit dhe stafin mësimdhënës të saj. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij projekti i pranishëm ishte Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përfaqësues të institucioneve qendrore, drejtues komunal të arsimit dhe përfaqësues të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Jahë Salihu”. Ministri Stavileci tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik në fokusin e punës së saj ka projekte të mëdha, në veçanti në fushën e efiçiencës, minierave dhe teknologjisë së informacionit, por ka edhe programe dhe nënprograme të tjera, të cilat lidhen me fusha specifike në kuadër të sektorit të energjisë.

“Njëra prej atyre projekteve që na mundëson që edhe ta kursejmë energjinë, të kujdesimi për shëndetin publik, por edhe të ofrojmë kushte më të mira që ndikojmë në kualitetin e mësimnxënies, është projekti si në këtë shkollë fillore të Komunës së Gjakovës që ndikon në përmirësimin e ambientit dhe kushtet për nxënësit”, tha Stavieci.

Ai tha se janë zgjedhur disa shkolla në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë, të cilat përfshijnë masa të kombinuara qoftë të ngrohjes, të termoizolimit, ndriçimit e të tjera dhe shtoi se pilotimi i projekteve të suksesshme i paraprin Fondit për Efiçiencë të energjisë.

Nga ana e saj, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Diana Qarkaxhija ka falënderuar Ministrin Stavileci për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se falë këtij investimi nxënësit e kësaj shkolle kanë ngrohje konstante dhe kushte më të mira.

Edhe deputeti i këtij rajoni, Hajdar Beqa ka vlerësuar investimin në këtë shkollë që ka një numër të madh të nxënësve dhe falënderoi për këtë MZHE-në.

Drejtori i shkollës, Isa Zenuni shprehu falënderimin e tij për investimin në këtë shkollë, ngase falë instalimit të ngrohjes mbi 300 nxënës këtë dimër e kanë kaluar më lehtë dhe për këtë i ka ndarë Mirënjohje Ministrit Stavileci.

Projekti për zbatimin e masave të Eficiencës së Energjisë, në SHFMU ,,Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës përfshin instalimin e kaldajës për ngrohje me kapacitet 350kw, instalimin e radiatorëve dhe rrjetit shpërndarës dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse për furnizim me energji dhe ujë. Vlera totale e tërë projekti është 62.765.68 euro financim i MZHE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …