Naim Qazim Kluna (13.2.1961 - 25.9.1998)

Naim Qazim Kluna (13.2.1961 – 25.9.1998)

Sulmi i njësitit të UÇK-së te Lisat Binjakë në Likoshan-Çirez, martirizimi i familjes Ahmeti dhe të tjerëve, pastaj rrethimi i familjes Jashari në Prekaz dhe lufta titanike e saj dhe rënia e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ishin ngjarje, të cilat bën kthesë vendimtare në përpjekiet për çlirimin e Kosovës nga sundimi shekullor serb. Atdhetarë të shumtë, të vedijshëm se kishte ar- ritur koha për kryengritje të armatosur, nuk hezituan që t’i përgjigjen thirrjes së at- dheut duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Njëri ndër ata burra që me emrin dhe gjakun e tij shkroi historinë më të re të Kosovës është edhe Naim Kluna nga Pakleku i Drenasit.

Naimi u lind më 13. 2. 1961. Prindërit e tij, Qazimi dhe Gjyla sollën në jetë tetë fëmijë: Zyhrien, Sabrien, Agimin, Naimin, Rrahimin, Misinin, Tahiren dhe Shqipen. Katër klasë të shkollës fillore, Naimi i vijoi në paralelen e ndarë të shkollës “Bashkimi” në Paklek, kurse katër të tjerat në shkollën amë në Drenas. Shkollën e mesme profe- sionale, në drejtimin e ndërtimtarisë, e kreu në Drenas. Për shkak të aktivitetit gjatë demonstratave të vitit 1981, organet e ndjekjes e kishin kërkuar disa herë, prandaj për t’iu shmangur ndëshkimit nga pushteti, braktis përkohësisht Kosovën dhe ven- doset në Slloveni. Buka e hidhur e kurbetit dhe malli për vendlindjen e të afërmit nuk e kishin lënë të qetë, prandaj pas katër vitesh kthehet në Kosovë. Me hapjen e mullirit privat në fshatin e tij, hyn në punë, ku punoi deri me fillimin e luftës çlir- imtare. Pas konsultimeve paraprake me Mirush Dakën – “Korbi”, më 25. 4. 1998, Naimi së bashku me të vëllain Misinin, kushëririn Kujtimin dhe fqinjtë Elmiun, Nazmiun e Xhavit Muqollin, filloi të organizojë roje e vëzhgonte terrenin, duke për- cjellur me vigjilencë lëvizjet e forcave të armikut në trevën e tij.

Me ristrukturimin e parë të UÇK-së, ky grup luftëtarësh, i plotësuar edhe me vullnetarë të tjerë do të veprojë në kuadrin e Togut të III-të të Kompanisë së Parë të Batalionit të Parë të Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës. Togu ndërkohë u pajis me një mitralozë dhe me armë të tjera të ndryshme e me municion.

Me përqendrimin e forcave militare serbe në pika të ndryshme përreth fsha- trave Korroticë, Vasilevë, Korroticë e Ulët dhe Drenas, jeta e popullësisë shqiptare të kësaj treve u bë gjithnjë e më e vështirë. Përveç kërcënimit nga granatimet e shumta dhe të shtënat e militarëve serbë, rezervat e ushqimit po pakësoheshin përditë e më shumë. Naimi, derisa gjatë ditës kryente punë të veçanta në kuadër të identifikimit të pozicioneve të armikut, lëvizjes së tyre dhe planeve të sulmit, gjatë natës angazhohej për të siguruar miellin dhe gjëra të tjera ushqimore për pjesëtarët e UÇK-së dhe popullatën civile.

Më 25 shtator 1998, kur tashmë kishte filluar ofensiva e gjerë serbe kundër pozi- cioneve të UÇK-së dhe ishin vënë në rrethim të hekurt fshatrat Paklek e Vasilevë, Naimi tërheq tërë banorët e këtij lokaliteti në drejtim të Sllatinës dhe pasi që i kishte larguar nga zjarri i artilerisë serbe, ishte kthyer sërish në mesin e bashkëluftëtarëve. Meqenëse ishte në vëzhgim të përhershëm, ai kishte vërejtur se këmbësoria serbe po u afrohej pozicioneve të UÇK-së. Në vendin e quajtur Kodra e Madhe, ai ndeshet ballë për ballë me forcat armike, me ç’rast nga zjarri iarmëve të tyre bie në altarin e lirisë. Në momentin e rënies, Naimi ishte i pajisur me armën e tipit ”Shkorpion” dhe me një palë dylbi. Me këtë rast plagë lufte kishte marrë luftëtari Bislim Bucolli.

Tri ditë pas masakrës serbe ndaj populates civile të fshatit Paklek, më 20.4.1999, Naimit i vritet edhe babai, Qazimi, trupin e të cilit, militarët serbë më pas e kishin hedhur në një pus të thellë.

Dëshmori Naim Kluna ka lënë bashkëshorten, Hanifen, me djemtë Besartin e Naserin dhe vajzën Qëndresën, të cilët janë krenarë për gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, nga babai i tyre dëshmor. Trupi i dëshmorit Naim Kluna prehet në varrezat e fshatit Poklek. Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, familja ka vënë pllakë përkuj- timore, kurse Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Kuvendi Komunal i Drenasit dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë ndarë fletëfalën- derime. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Ferat Kuçi (20.4.1971 - 11.3.1999)

Bahri Ferat Kuçi (05.04.1971 – 11.3.1999)

Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës …