Brickos

Nataliya Apostolova shprehet e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

Nataliya Apostolova: Më mirë të shpenzohet për reformat në arsim, sesa për 80 zëvendësministra

Në administratën publike të Kosovës buxheti më i madh shpenzohet për zëvendësministra. Dëshirojmë që këto para të përdoren për reformë të thellë në arsim e jo vetëm për paga të zëvendësministrave, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në prezantimin e raportit të rishikimit funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ky raport është hartuar nga GIZ-i i mbështetur nga BE-ja dhe përmban disa gjetje për funksionimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. “Kosova është vendi që ka 80 zëvendësministra. Në administratën publike shpenzojmë buxhetin më të madh për zëvendësministra. Ne dëshirojmë që këto para të përdoren për reformë të thellë në arsim e jo vetëm për paga të zëvendësministrave”, ka theksuar ajo. Sipas saj, Kosova nuk ka ecur përpara në sistemin e arsimit. Sa më shumë që të ketë vonesa në këtë drejtim, ka thënë se do të vonohen edhe ndryshimet në arsim për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …