Brickos

Në ambientet e Shoqatës të të Burgosurve Politikë është hapur ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit

Në ambientet e Shoqatës të të Burgosurve Politikë është hapur ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit

Ekspozitën kushtuar veprimtarit Adem Demaçi e hapi Meriman Braha, veprimtar i lëvizjes kombëtare, ish-i burgosur politik, i cili tha se ky aktivitet i dedikohet një figure emblematike të lëvizjes sonë kombëtare, Adem Demaçi.  Ky vit është viti shpallur si vit i Adem Demaçit, në 80-vjetorin e lindjes së tij dhe në shënim të gjithë veprimtarisë së tij patriotike, atdhetare, kombëtare, intelektuale, kulturore e humanitare.  “Vepra e Adem Demaçit, qëndresa e tij, ka qenë frymëzim për shumë breza të rezistencës kundër pushtuesit. Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, edhe Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës të të Burgosurve Politikë, foli për figurën e Adem Demaçit. “Njëzet e nëntë vjet të Adem Demaçit dhe të shumë veprimtarëve të tjerë kaluar nëpër burgje të Jugosllavisë kanë qenë edhe një lloj ekzili i dhunshëm.  Kjo ekspozitë e cila u hap në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, mbështetur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Ministria e Kulturës, përmban një pjesë të fondit të fotografive, dokumente e botime të mbledhura të Adem Demaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …