Në Anatalya të Turqisë u shënua “Dita Kombëtare e Kosovës”

Në Anatalya të Turqisë u shënua “Dita Kombëtare e Kosovës”

Kosova shënoi Ditën Kombëtare në Antalya të Turqisë  në prani të shumë vizitorëve. Në  një aktivitet gjigand siç është “Expo 2016”, ajo bëri prezentimin e veçorive agro-bujqësore, si dhe turistike. Kosova e Turqia përveç se kanë një miqësi të hershme, po vazhdojnë të këmbejnë ide të ndryshme për zhvillim dhe tërheqje të investimeve, u tha nga zyrtarët e këtyre dy shteteve.Delegacioni kosovarë i prirë nga zëvëndësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, si dhe kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare Arben Fetahu, u pritën nga komisioneri i përgjithshëm i Expo Antalia. Zëvëndësministri Januzi tha se ka qenë një fat që edhe Kosova të ketë pavionin e posaçëm për informimin e të gjithë vizitorëve për bukuritë natyrore dhe bujqësinë që ka Kosova.

Januzi tha se prania e Kosova në EXPO, krijon lidhje të reja me Turqinë, edhe pse ka pasur lidhje të hershme vëllazërore. Ai beson se ky prezantim do të ndikojë edhe në bashkëpunimin me shtetet tjera pjesëmarrëse. Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës ka qenë e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe, meqë “Expo Antalya 20016”, e kanë vizituar mbi 1 milion njerëz. Zëvëndësministri, Januzi në emer të Qeverisë së Kosovës i ka falënderuar organizatorët e EXPO 2016 Antalya, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për prezencë në këtë ngajrje ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …