Hashim Thaçi

Më në fund shpërthen publikisht edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kundër Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale nuk do të merret me asnjë rast për shqiptaret e vrarë, për dhunën ndaj grave shqiptare, për  asnjë krim që kanë bërë serbët në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një  debat të organizuar nga disa OJQ, duke folur lidhur me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”,  gjatë  fjalimit të tij  ka kritikuar Gjykatën Speciale, dhe ka bërë të ditur se Gjykata kundër UÇK-së ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, nuk ka fare bashkëpunim. “Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Ajo u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti”. Thaçi duke u  bazuar në një hulumtim tha se kjo Gjykatë besohet se do të merret vetëm me shqiptaret dhe jo me serbet. “Nuk do të merret asnjë rast për shqiptaret e vrarë, dhunën ndaj grave shqiptare, pra asnjë krim që kanë bërë në Kosove”, ka thënë Thaçi. Ai është kritikuar nga gazetari Baton Haxhiu, i cili e ka bërë përgjegjës Thaçin për lejimin e themelimit të Gjykatës Speciale, por duke fshehur para opinionit qëndrimin e tij pro gjykatës dhe kundër luftës së UÇK-së, duke shkruar se rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …