leoni

Në Klinë organizohen aktivitete sportive në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në Klinë, janë duke zhvilluar aktivitete sportive, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Rexhë Buqani, zyrtar për sport në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton se aktivitetet kanë nisur me ndeshjen në volejboll (F), në mes SHFMU “ Azem Bejta”, Grabanicë dhe SHFMU “ Motrat Qiriazi”, Klinë. Fitues ka dalë SHFMU “ Azem Bejta” nga Grabanica, të cilët janë shpërblyer me kupë, ndërsa vendi i dytë me mirënjohje. Shpërblimet i ka ndarë veterani i sportit Xhafer Ademi. Në basketboll (M), është zhvilluar ndeshja në mes dy ekipeve të të njëjtin klub KB Dukagjini, ku fituesit janë shpërblyer me kupë dhe mirënjohje të cilat i ka ndarë, drejtori i DKRS-së, Skënder Merturi. Mjaft interesante ka qenë gara në ping-pong, ku kanë marrë pjesë 12 garues. Vendin e parë e fitoi Hamit Gashi, i cili është shpërblyer me pllakate, ndërsa vendi i dytë i takoi Liridon Morinës, i cili u shpërblye me mirënjohje. Shpërblimet i ka ndarë nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti. Ndeshja më interesante ka qenë ajo në futboll të madh (F), në mes KFF Dukagjini dhe KFF Llapi i Podujevës. Loja e rregullt përfundoi 2:2. Klinaset kanë qenë me efikase në ekzekutimin e penalltive dhe janë shpallur fitues duke u shpërblyer me kupë, kurse për llapjanët mirënjohje të cilat i dorëzoi nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti. Ditëve në vazhdim janë paraparë edhe aktivitete tjera sportive e kulturore. Aktivitetet janë duke u mbajtur në kuadër të 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në përkujdesje të Kryetarit Zenun Elezaj, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …