leoni

Kuvendi i Kosovës debaton sot për politikën e jashtme bazuar në kërkesën e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e parë plenare të sesionit pranveror, ku në interpelancë do të jetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, 8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. 9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …