Brickos

Në letrën që Skënderbeu i drejtonte Papës në Romë, në vitin 1456 habitej pse nuk po merrte përgjigje

Në letrën që Skënderbeu i drejtonte Papës në Romë, në vitin 1456 habitej pse nuk po merrte përgjigje

Gazeta “TemA”, ka ribotuar një punim të  Dhimitri Pilikës, që daton në janar të 1967 dhe si bosht të tij ka një ndër letrat e Skënderbeut, e gjetur mbas 5 shekujsh nga vdekja e tij. Letra daton në 8 Prill të vitit të largët 1456. Ajo i drejtohet Papës në Romë. Letra në origjinalin e saj është e shkruar latinisht sipas anës formale të protokollit me një formulë të paracaktuar. Ajo i drejtohet një ndër personave më me influencë në Vatikan, Kardinalit Dominik Kaprakinkës, i cili ky i fundit njihej si kritikues i ashpër i Papës dhe të metave të Vatikanit, si dhe njihej si njeri me ide të qarta dhe të prera kundër pushtimit otoman

I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre. Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë ti shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve. Papo në marrtë armiku rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë. Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë. Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paçi nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca. I dërgova shenjtërisë së tij zotërsë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe. Prurësi iI kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbetë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë. Lezhë më 8 të prill 1456, Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …