leoni

Në Malishevë janë duke u realizuar dhjetëra projekte

Në Komunën e Malishevës, aktualisht janë duke u realizuar dhjetëra projekte, ku janë të përfshira më shumë se gjysma e fshatrave, ndërsa shumë shpejt do të përfshihen të gjitha vendbanimet me projekte të ndryshme. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, të cilën e drejton i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, në prezantimin e punës së drejtorisë, tha se “aktualisht është duke u punuar në dhjetëra projekte të ndryshme, ndërsa shumë shpejt do të fillojnë edhe projektet tjera, të cilat do ta përfshijnë çdo vendbanim. Ndërsa në infrastrukturën shkollore, deri më 1 shtator, bazuar në ecurinë e punimeve, do të jenë të gatshme katër shkolla, ajo në Bubavec, në Banjë, Astrazup dhe shkolla në Berishë”.

Kur jemi tek shkollat, drejtori i arsimit Avdi Morina, ka deklaruar se ka filluar implementimi i projektit me Karitasin Zviceran, për pajisjen e klasave me inventar dhe mjete konkretizuese në arsimin parashkollor.

Po ashtu edhe sporti malishevas, “është duke ecur mbarë dhe ekipet që garojnë në ligat apo garat superiore, janë duke treguar rezultate, si në atletikë, në not, në volejboll, por edhe ne futboll dhe futsall, por për të gjitha këto duhet një mbështetje më e madhe, si nga komuna, ashtu edhe nga bizneset”, tha drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi.

Sa i përket shëndetësisë, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “ këtë javë pritet të përfundojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkolla dhe duke u bazuar në gjendjen e deritanishme, vërehet një situatë shumë e mirë se në vitet paraprake, si në higjienë, ashtu edhe në anomali tjera të mundshme. Drejtori Berisha, foli edhe për repelimin e kafshëve, fushatë e cila është duke vazhduar mirë.

Në fushën e bujqësisë, sipas drejtorit komunal për bujqësi, këtë javë përfundojnë aplikimet për subvencione në bujqësi dhe interesimi i bujqve në Malishevë, është shumë i madh.

Edhe drejtorët e drejtorive tjera, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim, ndërsa Kryetari Begaj, ka kërkuar efikasitet edhe më të madh nga ana e drejtorive, në realizimin e objektivave për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …