Në Malishevë shënohet dita botërore ujit me një garë në ese dhe pikturë

Në Malishevë, është shënuar dita botërore e ujit. Ky aktivitet është shënuar në bashkëpunim mes kompanisë regjionale  të ujërave “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, me një garë me nxënësit nga klasat e gjashta deri në klasat e nënta, në ese dhe vizatim, me temën për ujin dhe ditën botërore të ujit. Në këtë aktivitet, morën pjesë Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili ndau çmimin për esenë më të mirë dhe kryeshefi ekzekutiv i “Hidroregjionit jugor”, Besim Baraliu, i cili ndau çmimin për vizatimin më të mirë. Fillimisht, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, foli për rëndësinë e ujit dhe ditës botërore të ujit. Berisha, gjithashtu i falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në këtë aktivitet, me rëndësi, e në mënyrë të veçantë nxënësit, të cilët i kanë shprehur idetë e tyre kreative për ditën botërore të ujit. Edhe zyrtari i “Hidroregjionit jugor” dhe koordinatori i këtij aktiviteti, Fadil Berisha, i ka vlerësuar lartë punimet në ese dhe në vizatim, nga nxënësit. Ai më pas foli për rëndësinë e ujit, si elementi më jetik për njerëzimin, si dhe për 22 marsin, e cila njihet si dita botërore e ujit. Të gjithë fituesit janë shpërblyer nga ana e Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidroregjioni Jugor”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …