Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Abdullah Zymberi, profesor universitar

Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Abdullah Zymberi, profesor universitar

Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Abdullah Zymberi, profesor universitar dhe një nga studiuesit më të spikatur të leksikologjisë dhe të dialektologjisë së gjuhës shqipe. Abdullah Zymberi u lind në Ruhot të Pejës. Shkollimin fillor e kreu në Tërstenik të Pejës dhe në Gurakoc të Istogut, ndërsa të mesmen në Pejë dhe Gjakovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike – Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e Kreu në Prizren, kurse Fakultetin e Filologjisë (Degën e Gjuhës Shqipe) në Prishtinë në vitin 1971. Më 1981 magjistroi në shkencat filologjike, ndërsa më 1995 e mori titullin doktor. Ka qenë mësimdhënës në shumë shkolla të Prizrenit, më vonë edhe profesor universitar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, kurse në vitet e fundit ka ligjëruar kulturë shkrimi në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Gjatë jetës së tij shkencore Abdullah Zymberi është marrë kryesisht me leksikun dhe dialektet e gjuhës shqipe dhe ka botuar një numër të madh fjalorësh leksikologjikë dhe dialektologjikë. Për 40 vjet të veprimtarisë shkencore ai mori pjesë nëpër shumë sesione të albanologjisë në Prishtinë dhe Tiranë, duke dhënë kontribut të madh për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës së pastër shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se PDK-ja po pajtohet me  agjendën e Albin Kurtit …