Në MTI u mbajt takimi për treguesit gjeografikë në Kosovë

Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, në tryezën e organizuar me temë: “Treguesit Gjeografik – Djathi i Sharrit” tha se ne si qeveri në këtë mandat qeverisës prioritet kemi zhvillimin ekonomik me bazë të lartë në ngritjen e prodhimit dhe produktit vendor, ku bëjnë pjesë edhe prodhimi i produkteve të cilët vinë nga rajone apo pjesë të veçanta të Kosovës të cilët përmbajnë në vetë tregues gjeografik apo emërtime të origjinës siç mund të jetë edhe Djathi i Sharrit. Thaçi më tej shtoi se mbrojta e produkteve nëpërmjet emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografikë është praktikë e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë dhe është dëshmuar se e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e traditave të prodhimit të produkteve të veçanta. Zëvendësministri Thaçi ritheksoi se Kosova fal bashkëpunimit dhe kontributit të ambasadës franceze në Kosovës, Ministrisë së Bujqësi të shtetit francez dhe ekspertëve, posedon një infrastrukturë të mirëfilltë juridike dhe të teknologjisë dhe mekanizmat mbrojtës për Treguesit Gjeografikë, ndaj nga ky takim kërkoj një qasje pozitive operative dhe të dalim me Plan Operativ konkret me grupe punuese operative për ta finalizuar projektin e nisur madhështor si: Projektin e Treguesit Gjeografik për “Djathin e Sharrit” dhe të fillohet me aktivitetin e grupit punues me palët e interesit – prodhuesit e Verave të Kosovës, si dhe Identifikimin e tregueseve tjerë gjeografik që Kosova si Shtet është e pasuruar nga produktet vendore me origjinë. Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, falënderoi zv.ministrin Thaçi për organizmin e kësaj tryeze ku shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur prodhuesit vendor, me theks të veçantë treguesit gjeografikë  siç është djathi i Sharrit. Ai tha se kemi identifikuar mënyrat për t’i mbështetur shoqatat e prodhuesve si në definimin e produkteve se si të prodhohet djathi dhe përkufizimin e treditorit dhe çfarë lloj djathi duhet të mbrohet. Në fund të këtij takimi  u formua grupi punues i kryesuar nga MTI, konkretisht nga  Agjencia për Pronësi Industrial dhe anëtarë dhe te ministrive relevante si dhe shoqatat të prodhuesve të Djathit te Sharrit. Si targat i grupit mbeti që deri në prill të finalizohen çështje tekniko- operacionale për aplikim te aplikusit për treguesit gjeografikë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …