leoni

Në Nishor u bë përurimi i objektit të shkollës së fshatit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Bajram Curri”  në Nishor të komunës së Suharekës, kanë festuar me rastin e përurimit të objektit të ri shkollor. Objekti i ri e ka zëvendësuar atë të vjetrin, i cili ka qenë njëri ndër objektet më të vjetra të shkollave të kësaj komune. Shkolla e re që është ndërtuar me bashkëfinancim në mes të Komunës së Suharekës dhe donacionit të sjellë nga Motra Johana, ka 12 dhoma mësimi dhe hapësira tjera përcjellëse. Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, e ka quajtur shkollë moderne  e cila mund të krahasohet me një shkollë moderne edhe në Austri. Si ish ministër i arsimit dua ta falënderojë çdo mësimdhënës këtu, të cilët duhet ta dinë se nëse në vende tjera ka pas mësues që vetëm kanë nxjerrë gjenerata të profesioneve të ndryshme, mësuesi dhe arsimtari në Kosovë janë ata që e kanë lind idenë e shtetit të Kosovës dhe se shteti i Kosovës, ka lind me zemër dhe me mendje të kryetarëve tanë dhe të mësuesve tanë” Ndërsa zv. ministri i arsimit  Agim Bërdynaj, në fjalën e tij në mes tjerash ka thënë: “Jam  shumë  i nderuar dhe i respektuar që marrë pjesë në këtë ngjarje, ne si ministri do ta ndihmojmë procesin e arsimit me planprograme arsimore, tekste shkollore dhe gjëra tjera, ndërsa juve ju mbetet ta ruani këtë shkollë, për arsye se duhet ta ruajmë dhe arsyeja e dytë se mban emrin e patriotit të shquar Bajram Currit”. Në emër të kryetarit Asllanaj dhe  strukturave komunale ka përshëndetur Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës: “Meritat për ndërtimin e këtij objekti i takojnë Motrës Johana, Qeverisë Komunale dhe MASHT-it, kështu hap pas hapi Komuna e Suharekës duke ju falënderuar MASHT-it  dhe donatorëve të tjerë, jemi para përfundimit të rregullimit të infrastrukturës shkollore. Sipas informative që kemi edhe për buxhetin e sivjetmë të Republikës së Kosovës është paraparë ndërtimi i shkollës edhe në fshatin Leshan, me të cilën mbeten edhe disa vendbanime më të vogla që kanë nevojë për anekse apo hapësira shkollore, që edhe fëmijët e komunës së Suharekës të kenë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe të mësojnë në një ndërrim. Para të pranishmëve ka folur edhe humanistja austriake, ajo e cila ka ndihmuar shumë në Komunën e Suharekës, qytetarja e nderit e Suharekës, Motra Johana. Për Motrën Johana dhe për Landin e Tirolit, Komuna e Suharekës ka ndarë nga një mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …