Brickos

Në Prishtinë u mbajt konferenca “FSK dhe partnerët”

Në Prishtinë u mbajt konferenca “FSK dhe partnerët”

Në Prishtinë u mbajt konferenca “FSK dhe partnerët”. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se FSK-ja po vazhdon të përmbush detyrat dhe misionin e saj sipas mandatit që ua përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të shtetit tonë. Ai shtoi më tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës objektiv primar ka intensifikimin e bashkëpunimit me partnerët e saj. Ndërkohë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se bashkëpunimi me partnerët, është tejet i rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga ana tjetër zëvendës komandanti i KFOR-it, Christian Riener tha se KFOR-i ka ndërtuar raporte të fuqishme me FSK-në dhe se do të vazhdojë të përkrah atë dhe në të ardhmen. Në konferencë “ FSK dhe partnerët”, e cila u organizua nga Ministria e Forcës së Sigurisë,   pjesëmarrës ishin dhe një numër i madh i atasheve të vendeve mike, përfaqësuese të vendeve partnere, ekipet këshilluese dhe ndërlidhëse të NATO-s,  përfaqësues të KFOR-it si dhe organizata joqeveritare.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …