Brickos

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të ofrohet Rezonanca Magnetike e Gjirit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të ofrohet Rezonanca Magnetike e Gjirit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht në Klinikën e Radiologjisë, është bërë funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se me funksionalizmin e kësaj aparature moderne më nuk do të ketë nevojë që shërbimet e tij  të kërkohen jashtë vendit. “Është një ditë shumë e rëndësishme për faktin që shërbimet të cilat kanë pasur të bëjnë me diagnostifikimin e gjirit  nga sot me funksionalizimin e kësaj aparature moderne mund nuk do të ketë nevojë që të kërkohen jashtë vendit. Tani këto shërbime i gjithë diagnostifikimi i kancerit të gjirit do të kryhet  në Kosovë. Besoj që kjo është një vullnet i joni, i të gjithëve si politik  ashtu dhe gjithë punëtorëve shëndetësor që ne të ofrojmë shërbime dhe të mos kërkojmë shërbime jashtë vendit për ato që mund të kryhen në Kosovë”, tha ministri.

Ndërsa, ushtruesi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me funksionalizimin e këtij shërbimi përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike. “Është një hap drejt asaj që të perfeksionohen të gjitha edhe diagnostifikimi, por edhe trajtimi dhe të përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike”, tha ai.

Kurse, Ardian Biqaku, bashkëpunëtor i Mamografisë mobile tha se nga sot në QKUK ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostifikimit të kancerit të gjirit. “Sot në Qendrën Klinike Universitare ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostikës së gjirit. Arsyeja e ardhjes është ofrimi i rezonancës magnetike të gjirit që është për herë të parë në QKUK”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …