Në Rahovec përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në vitin 1946

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të rënë në vitin 1946. Akademia përkujtimore u organizua, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe në bashkëpunim me  OVL e UÇK-së dega në Rahovec. Në fjalën e tij të mbajtur në akademi përkujtimore, Kryetari Latifi ka thënë se edhe në këto anë në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi. Duke folur për historinë e Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xaj Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Kryetari Lafiti ka thënë se këta dëshmor janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugosllavisë, e ashtuquajtur e re. Të vepoje nën të tilla rrethana, jo vetëm se ishte vështirë, por ishte tepër me rrezik, Por, shpirti i madh i luftëtarëve që duan liri dhe janë të gatshëm të flijohen për të, nuk pyeste as për rrethanat e brendshme e as për ato ndërkombëtare. Në respekt të veprës dhe në nderim të jetës së dëshmorëve, Kryetari Latifi, familjarëve të dëshmorëve u ka ndarë mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …