Në Sallën e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan u shfaq premiera ,,Diçka për Deçanin!?’’

E vogël ishte salla e Pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gervalla’’ në Deçan për dashamirët e artit për të parë premierën e shfaqjes ,,Diçka për Deçanin!?’’ mbështetur nga kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj.

Në ketë shfaqje janë prekur një serë temash aktuale të cilat janë në vendin tonë për çka dhe u duartrokitën gjatë. Në shfaqjen ,,Diçka për Deçanin!?’’ më regji të Marigona Bekteshit dhe Menaxher Mirsad Ferati luajtën:

Bleona Balaj, Edisa Stojkaj, Lea Mehmetaj, Redona Mushkolaj, Rexhep Kameraj, Vehat Lokaj, dhe Vlera Lokaj.

Kjo shfaqje është pjese e projektit “Forum Teatër me te rinjtë e Kosovës” me moton “Kryetaret mbështesin te rinjtë, e cila po realizohet nëpër komunat e Kosovës ku roli i saj është që të krijohen grupe teatrale dhe ato të jenë funksionale në të ardhmen. Repriza e kësaj shfaqje do të jepetë së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …