leoni

Në Suharekë u mbajt Akademi përkujtimore për Ish kryetarin Ukë Bytyçi

Komuna e Suharekës, ka përkujtuar ish kryetarin e saj Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale në këtë komunë. Në Akademinë përkujtimore krahas shumë qytetarëve dhe familjarëve të Ukës, morën pjesë edhe figura dhe personalitete të larta të LDK-së, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë manifestim përkujtimor. Në fjalën e tij kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, në mes tjerash ka thënë: “ Ukë Bytyçi ka qenë njeriu më i përgatitur në të gjitha aspektet, ai nuk zgjidhte rrugën e lehtë dhe komode, por të rëndën, rrugën e ardhmërisë dhe perspektivës. Ai zgjodhi rrugën e ballafaqimit me okupuesit serbë që nga viti 1981 në demonstratat e atëhershme, ai zgjodhi që edhe pushtetin e atëhershëm ta sfidon me politiken paqësore të udhëhequr nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova. Uka ishte promotor i shumë ngjarjeve që na sollën lirinë, emri Ukës ishte forcë e madhe dhe morale për ushtarët e Brigadës 123. Skenës politike i mungon figura e Ukë Bytyçit ”Ndërsa në emër të kryesisë qendrore të LDK-së ka fol Lirije Kajtazi e cila ka thënë se vrasja e Ukë Bytyçit ka qenë vrasje e demokracisë tek ne. Uka ishte pishtar i demokracisë, ishte kryetari i parë i juaji i zgjedhur me votën e lirë. Kurse në emër të familjes së Ukës, ka fol djali i tij Flamuri i cili ka shpreh pakënaqësi sepse vrasja e Ukës nuk është zbardhur në tersi sepse është dënuar vetëm dorasi e jo edhe urdhërdhënësi. Kjo është drejtësi e vonuar dhe e mohuar ne po presim që të veprojë drejtësia e mohuar. Pas Akademisë janë vendosur kurora me lule te shtatorja e Ukës, në Semetisht te varri i tij dhe në Nishor te varret e Bafti Bajramit dhe Bajram Bytyçit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …