Në Suharekë u mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Kryesuesja e takimit lokal për siguri në komunën e Suharekës, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, në takimin e sigurisë ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës si: takimi informues me biznese, Kompani private dhe institucione publike për PZHK-në, pastaj për vizitën e kryetarit Muharremaj në Lagjën “Fidanishtja”, për mbledhjen e KO për organizimin e Akademisë përkujtimore për viktimat civile të luftës, për përgatitjet rreth testit të “Pisa 2018” dhe për aktivitetet dhe takimet tjera që janë zhvilluar në Komunë. Kurse për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar, Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai ka thënë që gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 3 aksidente në trafik, 2 vjedhje pylli, 5 raste të vjedhjeve, 1 rast i hyrjes në sistem kompjuterik, 1 dëmtim prone, 1 pengim i personit zyrtar, 1 rast i paraqitjes së personit të humbur, që më vonë është gjetur dhe 1 shkelje e urdhrit mbrojtës. Për aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë javës kanë raportuar edhe përfaqësuesi i OSBE-së dhe ai i LMT-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …