Në Suharekë u mbajt takimi i sigurisë lokale

 “Gjatë javës që shkoi në disa lokalitete janë bërë homazhe dhe janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, në takimin për koordinim lokal të sigurisë. Ajo më pastaj ka vazhduar me aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës duke numëruar të gjitha një nga një. Ndërsa për situatën e sigurisë në Komunë ka raportuar zëvendëskomandanti i Stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, i cili ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur 5 vjedhje, 1 dhunë në familje, 1 vjedhje e pyllit, 1 shqetësim dhe 1 dëmtim prone. Sylaj më pas ka falënderuar Komunën për marrjen e masave ndaj shqetësimit që ai ka ngritur në njërin nga takimet e kaluara të sigurisë rreth mungesës së shenjave sinjalizuese në trafik, për çka Komuna ka ndërmarrë masat e duhura. Në këtë takim ishin prezentë edhe përfaqësuesit nga Komuna e Rahovecit, ngase edhe kjo Komunë së shpejti do të filloj më mbajtjen e takimeve të rregullta javore të koordinimit lokal për siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …