Brickos

Në Therandë mbillen 19 drunj dekorativ në ditën e viktimave civile të luftës

Në shenjë kujtimi në 19 vjetorin e vrasjes së viktimave civile të luftës, që është dita e 26 marsit në Komunën e Suharekës, do të mbahet Akademi përkujtimore dhe do të mbillen 19 drunj dekorativë pranë bibliotekës “Hajdin Berisha” në Suharekë. Kështu u tha në mbledhjen e Këshillit Organizativ, të cilën e kryesoi kryetari i Komunës së Therandës Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi u fol edhe për programin e Akademisë dhe për detajet tjera të këtij manifestimi. Kryetari Muharremaj, ka thënë se 19 drunjtë simbolizojnë 19 vitet e shkuara nga viti kur kanë rënë viktimat civile të luftës, dhe kjo nuk do të përfundojë me kaq, çdo vit do të mbjellim drunj dhe atë jo vetëm në qytetin e Therandës por edhe nëpër të gjitha fshatrat e Komunës. Vitin tjetër do të mbillen mbi 500 drunj si shenjë përkujtimi të mbi 500 martirëve të vrarë gjatë luftës së fundit, tha kryetari Muharremi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …