Në Tiranë u mbajt një protestë kundër versionit zyrtar të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Në Tiranë u mbajt një protestë kundër versionit zyrtar të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Sot në Tiranë është mbajtur një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Protesta është mbajtur para selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë. “Shqiptarët kanë toka për të marrë në Ballkan jo për të dhënë. Politikëbërësit shqiptarë të heqin dorë nga tradhtitë. Kryeministri përpara se të përkthejë në serbisht, “Kurbanin” e tij të hedhë sytë nga kurbani i trojeve shqiptare. Historia nuk gjykon vetëm tradhtarët, por dhe indiferentët” ka thënë një protestues.  Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar 178 intelektualë, studiues e profesorë i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje. Po ashtu gjatë qershorit në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …