Brickos

Në Uashington po bëhen përgatitjet për inaugurimin e presidentit të ri Donald Trump

Në Uashington po bëhen përgatitjet për inaugurimin e presidentit të ri Donald Trump

Në Uashington po bëhen përgatitjet përfundimtare për inaugurimin e presidentit të ri, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka arritur nga Nju Jorku në Uashington ku po përgatitet për fjalimin që do të mbaj nëpërmjet të cilit do të paraqes vizionin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për katër vitet e ardhshme. Zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka deklaruar se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “Fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën” ka paralajmëruar Sean Spicer. Njoftohet se presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donakd Trump i ka planet gati për ditën e parë, për 100 ditët e para dhe për 200 ditët e para, për politikat e reja që administrata e re synon të zbatojë. Interesimi për të punuar për administratën e re është shtuar nga dita në ditë, tha zoti Pence, me 86 mijë persona që kanë aplikuar për vende pune. Inaugurimi I presidentit të ri të vendit më të fuqishëm në botë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp përcillet me vëmendje të madhe nga vendet anekënd botës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …