leoni

Në Vjenë të Austrisë mijëra shqiptarë kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt nga izolimi në Francë

Në Vjenë të Austrisë mijëra shqiptarë kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt nga izolimi në Francë

Në sheshin kryesor të Vjenës, mijëra shqiptarë nga vendet e Evropës kanë protestuar kundër mbajtjes në Francë, të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata kanë mbajtur në duar flamuj kuq e zi dhe pankarta, duke brohoritur emrin e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, gjatë kohës së luftës. Protesta në mbështetje të Haradinajt janë mbajtur në shumë qytete të Evropës,madje edhe në Amerikë. Ai po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, ku u ndalua nga INTERPOL-i në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Qeveria e Serbisë qysh në vitin 20o4. Vendimi për lirim u shty dy herë nga gjykata e Francës. Herën e fundit, është vendosur që data 6 prill të jetë dita e seancës ku pritet të merret një vendim përfundimtar  për lirimin e Ramush Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Gjenocidi në Srebrenicë rrah si çekan ndërgjegjen sa e sa herë të tradhtuar të Evropës

Rezoluta për shpalljen e 11 korrikut Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit, në Srebrenicë në vitin 1995 do të paraqitet më 17 prill në OKB

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të jetë sponsore …