Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Demokratët e Berishës me obsesionin e tyre kundër drogës, janë bërë si të droguar.

Që nga tranzicioni politik në Shqipëri krimi dhe droga filluan të marrin hov. Qeveritë në vend se ta luftojnë atë, e ndihmonin në mënyra të ndryshme qoftë drejtë për drejtë apo tërthorazi.  Shembulli më i “mirë” për këtë është keq-qeverisja e PD-së e udhëhequr  shumë kohë nga Sali Berisha i cili hapi rrugën për këto krime që po shiheshin nga mbarë Evropa. Dhe dihet në këtë krim printe trafikimi me drogë, ku në mënyrë të hapur në ishte i njohur fshati. Llazarat. Ishin militantët e PD-së që e financonin atë dhe Sali Berishën. Të pa penguar nga qeveria e Sali Berishës aty nuk guxonte as kush nga policia e shtetit të hyjë e lëre më njerëzit e thjeshtë. Kësi krimi me drogë kishte gjithë andej Shqipërisë , kurse sa u përket vrasjeve kriminale ato dihen si vrasjet në Demonstrata, pastaj vrasjet në Gërdec, vrasja e Remzi Hoxhës e shumë  E që për fat të keqë janë të shumta!.

Mirëpo për fat të mirë me ardhjen në pushtet të PS-së, filluan gjërat të lëvizin në drejtimin e dëshiruar. Dhe hapin e parë e bënë pikërisht luftën kundër drogës, ku për herë të parë arrin policia e shtetit Shqiptar të hyjë në këtë fshat për t’i shkatërruar bandat dhe parcelat me drogë. Ata hasën në rezistencë të fuqishme, për fat të keqë u vra edhe një polic i shtetit. Mirëpo operacion nuk u ndal deri në fund, ku edhe përfundoi me sukses. Dhe policia e shtetit nuk u ndal vetëm me këtë aksion por e shtriu hapësirën e veprimit gjithë andej Shqipërisë, kishte lëvdata edhe nga mbarë Evropa. Mirëpo PD-ja e Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës në vend, që t’i përkrahin duke dhënë edhe kontributin e tyre në luftë me këtë fenomen të shëmtuar, ata filluan të sillën në mënyrë destruktive. Fillimisht duke  i sulmuar në mënyrën më të vrazhdë krerët e PS-së dhe policisë me etiketime më banale. Që nga rënja e tyre në opozitë as edhe një ditë e vetme nuk ka kaluar pa e përdorur fjalën drogë, kjo në fillim nuk dukej edhe aq brengosëse.    Mirëpo me humbjen e thellë që e pësoi në Dibër, ku e tërë kryesia e PD-së ishte e përfshirë në këtë fushatë, populli në mënyrë edhe më bindëse i shkaktoi kësaj partie humbjen e radhës. Dhe në vend që ata të skuqën nga kjo humbje e thellë, përsëri fajin ia lënë drogës. Kjo fjalë tanimë është në majë të gjuhës së tyre. Por rasti më i dyshimtë është ai kur një aeroplan i vogël nga Italia ateroi në afërsi të lumit Ishëm. Ku ende pa ateruar mirë, demokratët e PD-së në Kuvend e bëjnë të ditur këtë duke “zbuluar” se  aeroplani ishte me drogë. Dyshimi është evident, me faktin se  prej nga kishin rrjedhë  ato informacione?. Dhe si po shihet demokratët me obsesionin e tyre kundër drogës, janë bërë si të droguar.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …