Enver Hoxha

Nebi Rexhepi: Enver Hoxha politikani dhe strategu më i famshëm shqiptar i të gjitha kohërave

Që nga shpallja e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, politikën e  Shqipërisë sipas meje e karakterizojnë tri etapa: atë famëkeqe të Amet Zogut me Esat pashë Toptanit, të cilët e dëshironin një Shqipëri të tkurrur. Etapën më të lavdishme, atë të Enver Hoxhës, i cili dëshironte një Shqipëri me kufij natyralë gjithë andej ku ishin trojet Shqiptare,  në ish Jugosllavi. Dhe etapën pseudo demokratike të udhëhequr nga politikani, Sali Berisha.  Ndërkaq Populli Shqiptar mund të mburrët me dy figurat më markante të kombit, me atë të Skënderbeut, i cili për 25 vite arriti të mbajë një territor të lirë në Krujën heroike, dhe me të pavdekshmin Enver Hoxha.

Për të shkruar për Enver Hoxhën duhet të jesh shkrimtar apo poet i rangut të Arben Dukës, në Shqipëri dhe të akademik Rexhep Qoses në Kosovë, si dhe shkrimtar me përmasa botërore si Ismail Kadare. Pasi Enver Hoxha ka qenë edhe strategë ushtarak  duhet dikush tjetër ta dimensionojë historikisht vlerën dhe kapacitetet e tij. Unë do të bëj përpjekje ta shfaq mendimin tim, pa pretendime të mëdha, me aq sa di, sipas  bindjeve të mia.

Enver Hoxha ka lënë një histori të lavdishme sa vështirë se ndokush do arrijë të shkruajë të tërën. Duhet të jesh historian me përmasa të larta Kombëtare si: prof Pëllumb Xhufi, akademiku i ndjerë, Kristo Frashri, dhe akademik si Hakif Bajrami e të tjerë të këtij rangu. Shkenctari antik me famë botërore Arkimedi i njohur si: matematikan, fizikan, astronom etj, mes tjerash kishte thënë: po ta kisha një pikë mbështetëse do ta mbaja Botën. Pra Enver Hoxha ka qenë pikë mbështetëse e Shqipërisë dhe mbarë Popullit Shqiptar, si tillë ai është i pa krahasueshëm. E bëri Shqipërinë si kopsht me lule, ku në atë kohë Tirana konsiderohej qyteti më ekologjikë në Evropë, natyra dukej si një pikturë e gjallë, e denjë për  piktorë me famë botërore.

Kur tërë Botën e kapluan retë e zeza të fashizmit, forcat përparimtare  u mobilizuan për ta mposhtur. Mirëpo nuk ishte as pakë e lehtë sepse fashizmi aq ishte superior sa që lipsej një koordinim   global për t’iu kundërvënë, meqë ai dispononte një mega strukturë të sofistikuar të armatimit. Por me një angazhim të plotë një gjë e tillë disi filloi të funksionojë. Në Shqipëri ishte akoma më vështirë të mobilizohej shteti  për një luftë kundër fashizmit, sepse i vetë shpalluri mbret, Ahmet Zogu në çastet më kritike kur Italia fashiste e sulmoi Shqipërinë, në vend se ti prijë popullit për çlirim ai e vjedhë pasurinë shtetërore  dhe ikë nga Shqipëria për të mos u kthyer kurrë i gjallë.

Duhet cekur se gjatë mbretërisë së tij populli shqiptar ishte më i varfëri në Evropë, kurse ai bënte jetën më luksoze në Europë dhe në Botë. Populli i përçarë si mos më keq, disa e përkrahnin fashizmin, u krijua armiku i brendshëm dhe ai jashtëm. Mirëpo duke iu falënderuar largpamësisë së Enver Hoxhës si kryetar i PKSH me një vendosmëri të lartë bashkë me të tjerët, ata  arrijnë ta krijojnë Ushtrinë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, dhe me një mobilizim të rrufeshëm e nisin luftën kundër fashizmit. Të gjitha shtetet Komuniste i bashkuan radhët kundër fashizmit. Po ashtu si Shqipëria dhe Jugosllavi u dakorduan për një gjë të tillë, takohen në Bujan më 1944 ku e nënshkruajnë marrëveshjen që ta luftojnë së bashku fashizmin dhe kur të përfundojë lufta populli i Kosovës të deklarohet  a dëshiron të bashkohet  me Shqipëri apo me Jugosllavinë. Ishte ky një rast historik për Kosovën dhe mbarë Shqiptarët. Enver Hoxha ishte politikani i vetëm i Shqipërisë që i cili asokohe kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Me t’u krijuar FNÇ e Shqipërisë e cila filloi të konsolidohej dhe me një herë i del në ndihmë  Kosovës ku dërgon oficerë dhe njerëz të tjerë për ta krijuar radhët partizane. Fillimi i luftës nuk ishte as i lehtë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Sepse fashizmi e kishte krijuar atë demagogjinë politike, së cilës që një pjesë e mirë edhe i besonte.

Italia edhe pse ishte fashiste, ndoqi nga Kosova regjimin kriminal dhe fashist të “Kralevinës jugosllave”, e cila kishte plan shpërbërjen fizike të të gjithë shqiptarëve. Italia kishte sjellë në Kosovë shkolla në gjuhën shqipe, administratë, flamur, liri lëvizjeje dhe armë për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë etnike. Në këtë drejtim ajo mori simpatinë e shumë shqiptarëve deri atëherë të robëruar nga Jugosllavia dhe pa asnjë të drejtë elementare kombëtare e njerëzore.

Shqipëria ishte i  vetmi shtet në Evropë, i cili  u çlirua me forca të veta. Por kjo fitore pati edhe koston e vetë shumë të shtrenjtë me 28.000 të rënë dhe dhjetëra mijëra  të plagosur. Një vend i stërshkatërruar.  Atëbotë, më 29 nëntor 1944 Komandanti suprem i UNÇSH-së Enver Hoxha e shpall Shqipërinë të çliruar nga fashizmi.

Momenti më i rëndësishëm ishte kur ai e bashkoi Popullin dhe i dha fund vëlla-vrasjeve gjak-marrjeve e krijoi një harmoni që s’kishte ndodhur kurrë më parë. Gjithëçka duhej filluar nga zeroja, dhe pikërisht këtë e bëri me hapa gjigantë në çdo fushë të jetës. E filloi me bujqësinë, e cila në të kaluarën ishte ekstensive dhe primitive, shumë shpejtë e riktheu në atë intensive dhe produktive. Cdo pëllëmbë e tokës punohej si është më së miri, dhe rezultatet shiheshin gjithë andej  ku për herë të parë Shqipëria e siguron Bukën nga toka e vetë. E bëri këtë duke kthyer tokat e pa punuara më parë në atë të Bukës. Duke tharë këneta me anë të drenazhimit, pastaj sistemin e ujitjes nga uji bjeshkëve dhe lumenjve, dhe për fat të mirë Shqipëria ishte e pasur me këto resurse.

Gjithashtu u zhvillua edhe, blegtoria, pemëtaria, dhe të gjitha të mirat tokësore e nëntokësore. Gjithçka tjetër që  ishte e lidhur me strukturën Rurale. Natyra magjepse e Shqipërisë përbëhej nga pjesët kontinentale me Bjeshkët e larta, të cilat me krenari shikonin malet  për të zbritur për mes lumenjve dhe ujëvareve të Valbonës, Syrit të Kaltërt, për ti vështruar fushat e gjëra pjellore si qilimi i gjelbër dhe për t’iu afruar Detit magjepsë të Adriatikut dhe Perlës së Detit Jon. Këtu duhet shkoqitur Breg Detin e Durrësit i cili kishte Portin më të rëndësishëm në Detin Adriatik. Gjiri i breg detit të Durrësit i tëri ishte me Pisha dhe drunj  gjethembajtës e që ishte pjesa më e këndshme e tërë Breg Detit Shqipëtarë (ku po të krahasohet me gjendjen e tanishme  është rrëqethëse). Natyra sikur e tëra buzëqeshte bashkë me njerëzit kokë lartë dhe krenarë,thua se bisedonin njëri me tjetrin.

Kurse jeta Kulturore ecte me hapa rapid drejtë së ardhmes në Ekonomi, Art, Shkencë, Kulturë etj. Kujdes të veçantë, Enver Hoxha i kushtoi shkollimit në të gjitha nivelet deri te ai më i larti. Kjo u vërejt shumë shpejt kur për herë të parë u zhduk analfabetizmi, e bëri shkollimin e detyrueshëm, dhe bëhej shumë i afërt me Popullin ku u krijua një kompaktësi  që nuk do të kishte forcë e gjallë që do e ndante. Kurse shkrimtarët, krijuesit, artistët, këngëtarët, regjisorët aktorët,  ishin ata që ia shtonin krenarinë vendit.

Ekonomia zhvillohej me “shpejtësi të dritës”, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që e kishte nivelin e papunësisë Zero. Të gjithë ishin të kyçur në jetën e përditshme, sipas aftësive profesionale. Qytetet ishin të rregulluara sipas planeve Urbanistike më të avancuara, me një infra strukturë tepër lartë si: hapsira të blerta, parqe, sheshe, bulevarde, shkolla, spitale, fakultete, pallate të ndryshme, rregullimet e  shtretërve të lumenjve, kurse në periferi të hapësirës Urbane nuk kishte qytet apo qytezë që nuk kishte fabrika të cilat punonin me kapacitet të plotë. Në atë kohë i tërë zhvillimi i një shteti varej se sa prodhon energji elektrike dhe sa shpenzonte  Shqipëria e Enver Hoxhës nuk e kishte këtë problem, sepse lëre që prodhonte për nevoja të brendshme, ku për herë të parë arrin ta elektrifikoi tërë vendin, por edhe ta eksportonte atë. E tëra kjo falë veprës kolosale të inxhinierëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë në Koman Hidrocentralin elektrik.  Hidrocentalet punojnë me Turbina të Ujit të cilat prodhojnë mbi 90% dhe harxhojnë më pak se 10%,kurse përparësi tjetër është se nuk e ndotin Ambientin. Sa i përket ambientit Shqipëria mundë të krenohej sepse Tirana konsiderohej si qyteti më ekologjikë në Evropë (krahaso me sot qyteti më i ndotur në Evropë). Në Shqipëri funksiononte çdo degë ekonomike.

Kurse sa i përket anës politike  ajo kishte sfida as pak të këndshme. I erdhi radha Kosovës që të votojë për fatin e vetë se nga do të shkjëi: me Shqipëri apo Serbi. Në vitin 1945 në Prizren, delegatët shqiptarë që kishin marrë pjesë edhe në Konferencën e Bujanit e tradhtojnë bashkimin me Shqipërinë dhe votojnë për të mbetur nën Serbi. Kësaj tradhtie edhe sot po ia shohim sherrin. Pas ripushtimit të Kosovës Serbia dhe ish Jugosllavia i mprehën dhëmbët për ta pushtuar edhe Shqipërinë. Por Enver Hoxha, i cili i jep Ultimatum ish Jugosllavisë së AVNOJ-it, që brenda 48 orëve ta lëshojnë Shqipërinë. Ende pa u bërë kjo kohë ata ikën përgjithmonë e jetë nga Shqipëria. Nga ky moment fillon një ashpërsim i marrëdhënieve mes tyre, ku fillonë një garë në armatim. Enver Hoxha prej atëherë kurrë nuk hoqi dorë nga kauza për Bashkimin Kombëtar. Fillimisht e nisi me armatimin e Ushtrisë Shqiptare ku ngriti fabrika të armatimit, mirëpo edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për ballë armiqve fqinj. Dhe e bëri strategjinë më famoze ushtarake, duke ngritur në tërë vendin strehimore në formë bunkerësh, ku përfundimisht Shqipëria arriti të jetë një shtet i sigurt dhe stabil, ku më askush as që guxonte për ta sulmuar. Prej asaj kohe Enver Hoxha ndërmerr një ofensivë të furishme për mbrojtjen e të drejtave shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në viset e tjera të ish Jugosllavisë ku ata jetonin në trojet e tyre etnike.

Dhe për këtë të drejtë parimore, Evropa dhe shteti fqinjë e akuzonin se ka ambicie territoriale ndaj Ish Jugosllavisë.

Erdhi viti 1971 kur në Helsinki, ishte përgatitur nënshkrimi i Kartës për mos ndërrimin e kufijve. I vetmi ishte  Enver Hoxha nuk e nënshkroi atë, me  arsyetimin e  thjeshtë mbi baza kombëtare,  sepse  thoshte se  gjysma e kombit shqiptar po ngelet jashtë. Pastaj vijnë demonstratat e vitit 1981, të cilat Enver Hoxha i përkrahu fuqishëm dhe pa rezervë. Jugosllavia hapur e kritikonte se ai qëndron prapa këtyre ngjarjeve. Për këtë shkak ata e  ofrojnë ushtrinë serbo-sllave afër kufirit. Enver Hoxha seriozisht iu kërcënua ish-Jugosllavisë me intervenim ushtarakë, ku në Kongres thotë: Nuk jemi komb me 3 milon banorë por jemi popull  me 6 milionë banorë. Larg duart nga Shqipëria sepse në zjarr do kallet e gjithë Jugosllavia. Nga këto paralajmërime  ushtria Jugosllave ishte tërhequr nga kufijtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dervish Shaqa (1912 – 1985) këngëtari më i përkushtuar i këngës rapsodike shqiptare

Mr. Kadri Rexha: DERVISH SHAQA ( 4.5.1919 – 13.4.1985)

Dervish Shaqa lindi më 4 maj të vitit 1910 në Llukë të Epërme të Komunës …