Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Miniera e Trepçës shekuj me radhë ishte e pushtuar nga Franca, Anglia, Serbia, Jugosllavia

Mitrovica është një qytet i vjetër,i cili ka një histori të lashtë. Historikisht Mitrovica njihet si qyteti Isa Boletinit dorë e djathtë e Ismail Qemalit. Gjeografikisht shtrihet pranë luginës së lumit Ibër(sipas shumë burimeve ky lumë në të kaluarën është quajtur Ibardhë),njëri ndër qytetet e rralla në Kosovë ku bashkohen dy lumenjë Ibri dhe Sitnica. Gjithashtu shtrihët pranë bjeshkëve të Shalës së Bajgorës. Por e veçanta e këtij qyteti ëshë  miniera e Trepçës,më e njohura në Evropë dhe Botë për nxjerrjen e Plumbit dhe Zinkut. Ekonomikisht Mitrovica njihej edhe si Qyteti i Minatorëve.

Miniera e Trepçës shekuj më radhë ishte e pushtuar nga pushtues të ndryshëm të Evropës si : Franca,Anglia etj.Për tu pushtuar nga Serbia pas Luftës së dytë Botrore. Por pas hapjes së universtetit diku në periudhën e dytë të viteve ’70-ta,në Mitrovicë arritën kuadrot e para Shqipëtare kryesisht nga Drenica Heroike e Skënderajt dhe nga Shala e Bajgorës.Nga kjo periudhë kohore Mitrovica filloi të frymoi Shqip. Pra Mitrovica i hapi dyert për Drenicën e Skënderajt vend ky deri në atë kohë më i pa zhvilluari në Kosovë,pastaj hapi dyert për Shalën e Bajgorës vis ky më i izoluari në Kosovë për shkakë të konfiguracionit kodrinoro- malor dhe infra stukturës së pa zhvilluar. Ku nga ky moment bënë një lidhe të ngushtë mes veti,u krijua një trekëndësh i fortë: Mitrovicë, Drenicë dhe Shalë e Bajgorës ku secila brinjë ishte më e fortë se tjetra. U zhvillua infra struktura rrugore,ishte gëzim i pa përshkruar sidomos për Shalë ku lëshua autobusi i parë për Bajgorë, gjithashtu për Skënderaj. Qarkullimi ditorë bëhj ç’do herë e më i lehtë

E veçanta e qytetit ishte shëtitorja nga shtëpia e mallërave Lux deri te spitali i qytetit dhe skolla e mesme teknike.Ku pikërisht në mes të kësaj shëtitoreje drilonte lumi Ibër,mbi të ishte një urë  hekuri që nuk përballonte fluksin e madhë të çarkullimit të njerëzve  kryesisht nxënës dhe student, u ndërtua një urë më e gjërë dhe më e gjatë .Ishte ura e vetme në Kosovë çë kishte shtegun për biqiklistë. Qyteti rritej për ç’do ditë,krejt kjo falë ardhjes së Drenicakëve dhe Shaljanëve të cilët sollën gjakë të freskët në zemrën e këtij qyteti.

Pas Demonstratave të vitit 1981 përfundimisht Trepçën e marrin në dorë Shqipëtarët e Mitrovicës diç që s’kishte ndodhur kurrnjëherë më parë. Patriotizmi dhe Atëdhetarizmi  ngritej ghjithnjë e më lartë. Kur Serbia iu vërsul Kosovës për ndërrimin e Kushtetutës,të parët ishin Mitrovicasët çë i thanë JO Millosheviqit. Këtu duhët cekur marshin heroik të Minatorëve të Trepçës,marsh ky i cili pati jehonë të madhe në mbarë Botën demokratike. Nga ky moment Mitrovica bëhët qendra kryesore e Kosovës për mos ndërrimin e Kushtetutës. Por tani i tërë qyteti si ç’do kundë tjetër nëKosovë, por në Mitrovicë ishte diq e veçantë,për shkak të minatorëve, të cilët u ngujuan në Zgafellë për të vënë kusht për mos ndrrim të Kushtetutës. Por pas makinacioneve Shoviniste serbomadhe “ua plotësojnë”kushtin por vetëm sa të dilnin nga zgafella.Minatorët dalin në mbrëmje,të nesërmen me forca të mëdha ushtarako policore e pushtojnë përsëri Trepçën. Dhe nga ky moment fillojnë të ndahën rrugët Kosovë-Serbi për tu mos u bashkuar më kurrë.Serbia syprimon atë        Autonomi, Shqipëtarëve deshi t’ua mbyllë të gjitha rrugët. Mirëpo Serbia gaboi rëndë sepse pikërishtë afër rrethit të Mitrovicës në Prekazin Heroik të Drenicës Adem Jashari me Drenicak dhe Shaljan i nxheshën armët dhe i thanë Serbisë: bujrum në sofër Baroti. Dhe e pritën ashtu siç pritët armiku. Krijimi i UÇK-ës bazën e ka në Prekazin Heroik të Skenderajt afër Mitrovicës . Ku shumë shpejtë u krijuan Zonat Operative të Drenicës dhe Shalës së Bajgorës.

Si e solli zona operative e Shalës së Bajgorës  NATON në Kosovë?.Njësisiti i UÇK-ës i kësaj zone arrin çë ti kapë të gjallë Tetë oficer dhe ushtar Serb. I burgosën dhe  sillën me ta në mënyrën më të kulturuar dhe gjithnjë sipas ligjeve të luftës. U ipnin ushqim,cigare etj.Mirëpo ç’ndodh më vonë? Në kufirin e turpit Shqipëtaro Shqipëtar vritën shumë njerëz dhe burgosën shum të tjerë. Të burgosurit i dërgojnë në burgjet e Serbisë. Zona Operative e Shalës vë kusht për këmbimin e robërve të luftës . Millosheviqi vëhët nën presion të madhë. Ta bënte këmbimimin e robërve të luftës automatikisht do ta njihte UÇK-ën. E zvarriti aq sa mundi,dhe më në fundë nën presioni e faktorit të jashtëm dhe atij të Sërbisë ku shumë prindër Serb iu kërcnuan Millosheviqit se do ti tërheqin fëmijët e tyre ushtar nga lufta në Kosovës,kurse nga ana tjetër nën presionin e nacionalistëve dhe para militarëve që mos ta bëjë këtë këmbim. Duke mos patur rrugë dalje tjetër e pranon këmbimin e robërve të luftës. Por ç’ndodhë pastaj!?. Millosheviqi duke dashur çë ta zh’vendosë vëmendjen nga Serbia, dërgon në Reçak forca ushatarako para militare,me ç’rast shkakton masakër ndaj civilëve të pa fajshëm. Ku i tërë opinioni Botëror u trondit. Dhe NATO pa asnjë hezitim jep urdhër për bombardimin e Serbisë.

Por ç’ndodhi pas luftës!?,e tërë popullata serbe e Mitrovicës fillon të shpërngulët për Serbi. Mirëpo ndodhi e pa pritura dhe më së paku e besuara,unmiku dhe Kfori  i kthejnë në Mitrovicën e veriut dhe i dëbojn Shqipëtarët. Në Mitrovicën e veriut  krijohen strukturat para militare serbe në njërën anë,kurse në anën tjetër Unmiku hapë dyert e burgut,për kriminel serb për të ikur. Dhe por sa u konsoliduan strukturat para militare serbe filluan me vrasjet e shumë Shqiptarëve në Lagjën e Boshnjakëve. Ku për fat të keç të gjithë heshtën. Popullata u revoltua tej mase mirëpo ishte e pa aftë që të bëjë diç mëshumë përballë strukturave paramilitare serbe të armatosur deri në dhëmbë të perkrahura nga Unmiku,kurse politika e Kosovës u fut në  qorrsokak për të mos dalur më kurrë. Popullata u vu në një Pat pozicion duke mos ditur se se ç’farë potezi të ndërmarr. Të këqiat dhe të zezat nuk kishin të ndalur,nuk ka mundësi të përmenden të gjitha. Por rasti më i shëmtuar ishte kur në fshatin Koshtovë afër Zveqanit një serb me pushkë gjuetie i sulmon dy fëmij të mitur nën moshën 15 vjeqare,ku këta fëmijë nga friga bien në lumë, për rrjedhoj mbytën. Popullata e revoltuar u ngrit e tëra në këmbë. Por për fat e tërë popullata e Kosovës u ngrit në këmbë. Për ta shtypur këtë revoltë për fat të keq  u angazhuan të gjithë,ku pati shumë të vrar dhe të plagosur. Dhe paqartësia më e madhe ishte kur askush nuk e kuptonte këtë revoltë gjithë popullore, madje edhe sot ka të tillë. Ishte kjo revolta më e madhe popullore e pas luftës,e cila për fat të keç u shtyp me forcë. Dihët më së keqi pësoi popullata e Mitrovicës,e cila nuk mundi më ta marri vehten.

Përderisa politika e Kosovës u fut në çorrsokak,e la Mitrovicën në këtë gjendje ç’farë është. Në veri qeveria serbe po merr hov gjithnjë e më shumë,dhe për “mrekulli”po e shfrytëzon këtë boshllëk politikë Shqipëtar. Derisa në Prishtinë përlesheshin  policia dhe rinia. Nëpër Kosovë shëtiste i pa penguar car LLazari për tu vendosur në Graqanicë,dhe për të hedhur shtat 40m të lartë në Mitrovicën e veriut. Dhe nëse vazhdon kësi soj qeveria serbe po bënë kolonizimin e Kosovës në stilin e akademikëve famëkeq serb. Dhe po bënë provokim serioz,politikanët po heshtin.

Është momenti i fundit çë i tërë spektri politikë pa dallim partie,ti thonë NDAL Serbisë për ndryshe gjërat po shkojnë drejtë përkeçësimit çë askush nuk e dëshiron. Kurse Popullata e Mitrovicës me Shalë e Drenicë duhët të ngrihët në Demonstrata Paqësore me të vetmin qëllim: Lëvizje të Lirë në gjithë qytetin e Mitrovicës,në mënyrë që t’iu hapen Sytë  politikanëve ta këthjellin vetëdien politike  ta përfaçësojnë në mënyrë të drejtë popullin e vet. Edhe kësaj radhe nëse dështojnë ata: nuk ka për ti larë as Deti. Është e tmerrshme të shihët ajo urë në atë gjendje thua se kemi vdekur për së gjalli që është më e keçe se vdekja natyrale. Është e kuptueshme lodhja e poullatës së këtij qyteti,sepse kemi të bëjmë me një qytet nga më i zhvilluari në të kalurën,sot është qyteti më i pazhvilluar. Por është e pa kuptimtë heshtja e studentëve si nga Mitrovica po ashtu edhe nga e tërë Kosova,pastaj heshtja e rinisë,shoqëria civile as që funksionon. Kurse sa i përket politikës ajo ka dështuar në mënyrë katastrofale. Politikanët e kanë shansin e fundit në Mitrovicë: Të jesh apo të mos jeshë.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …