Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Nga po rrëshqet kënga shqiptare

Një proverb i vjetër kinezë thotë: “kush këndon keq nuk mendon”, për  kështu nuk mendojnë disa këngëtarë bastardë, që këndojnë  tallava të cilët me prepotencën dhe paditurinë e tyre ua tejkalojnë edhe disa  politikanëve.  Muzika është  art që ndikon  thellë në shpirtin e njeriut, por  për fat të keq pas tranzicionit politik edhe  kënga shqiptare po përjeton kohërat më të zeza. Disa këngëtarë tallava të tipit të Medës në Kosovë, Zyber Avdiut në Maqedoni dhe Sinan Hoxha në Shqipëri, janë prijatarë të prishjes dhe degjenerimit dhe deformimit të  muzikës shqipe në përgjithësi

Kulmi  i rrëshqitjes së këngës me vlerë u bë pas tranzicionit politik. Këta këngëtarë tallave dhe ata të stileve tjera degjeneruese kanë hyrë thellë në shpirtin e shumë të rinjve, të cilët lere që nuk dinë se çfarë këngësh dëgjojnë, por kanë shkuar në atë shkallë sa që më tepër e çmojnë muzikën pa vlerë, se sa atë me vlerë e mos të flasim që ndonjëri prej tyre ka dëgjuar për këngët e mirëfillta me vlera botërore. Nëpër dasma dhe ahengje nuk dihet se çfarë stili këndohet dhe vallëzohet. Nganjëherë të krijohet bindja se je diku Serbi, në Kurdistan apo në shkretëtirë të Anadollit. Vërtetë rrëqethëse.

Në të kaluarën muzika e Shqipërisë shquhej për mozaik vlerash me përmasa botërore, që nga Shkodra heroike e deri  te Vlora heroike. Në të kaluarën jo shumë të largët në Shqipëri thuhej: “nëse të ka humbur një këngë atë do ta gjesh në Shkodër”. Për të shkruar për vlerat muzikore të Shkodrës aq është e vështirë sepse nuk din nga t’ia fillosh më parë, por disi duhet nisur me dy kompozitorët më të famshëm: Çesk Zadeja dhe Tish Daija. Kurse sa u përket këngëtarëve ata për fat të mirë janë të shumtë. Duhet veçuar sopranon e mirënjohur Marie Kraja, Luçie Miloti e njohur si bilbli i Ballkanit, këngëratja me famë botërore, Tefta Tashko,  bilbili i këngës shqipe Naile Hoxha, këngëtari më i famshëm shqiptar Ibrahim Tukiqi, i famshmi Bik Ndoja, Shyqyri Alushi,  i përkryeri Xhevdet Hafizi, Bashkim Alibali e shumë të tjerë. Këngët e tyre njiheshin si jaret e Shkodrës.

Kuriozitet tjetër është se kjo muzikë Shkodrane  është  bar shërues  për kokë-dhembje, dhe receta është e thjeshtë,  të dëgjohen disa herë në ditë, nuk mundë të imagjinoni se sa të mira do i bëni kokës suaj. Për fat të keç sot këto këngë dëgjohen fare pakë mos të themi përbuzën, po të ishte gjallë Vaso Pashë Shkodrani do t’i drejtohej Shkodrës me këto vargje:

Por sot, Shkodër, pa thuaj si je?

Po sikur lisi i rrëzuar për dhe

Të vjen tallava sipëri e me zë të shklet

E një këngë të bukur  s’ta qet

E s’të ka mbetur as këngë as besë;

Vet e ke prishur për faqe t’zezë.

Jo shumë larg Shkodrës vjen Kopliku i të famshmit, Sali Mani, i njohur për këngët me çifteli, i cili me zemër i këndoi Kosovës: ” oj Kosovë tu ngjatë jeta po t’thotë zemra mirë se t’gjeta”. Kur jemi te çiftelia, rrethi i Mirditës i këndon këngët unikale. I pa anash kaluar është instrumentalisti i çiftelisë më i famshmi Ndue Shyti i cili kohë më parë ndërroi jetë,e që më të drejtë e quajtën Paganini Shqiptar, dhe doajenja e këngës me çifteli,  Dava Gjergji. Pas Mirditës duhet freskuar me ujin e Valbonës tropojane të pa vdekshmes Fatime Sokoli e cila 90% të këngëve ia kushtoi Kosovës. Vjen pastaj grupi i Hasit me Rexhep Kovaçin i cili çuditërisht këndonte për Kosovën sikur të ishte lindur aty. Pastaj  vallja karakteristike e Kukësit, dhe me nxitim për mes Drinit duhet shkuar te “Shtatë liqejtë e Lurës” së Arif Vladit dhe Liri Rashës.

Edhe Shqipëria e mesme njihej për këngë e valle popullore tradicionale ku shquhej Tirana. Aty këndoheshin këngë karakteristike tiranase.  Janë të njohura edhe vallet dhe dasmat ishin që po ashtu ishin karakteristike. Pas këtij ahengu Tiranas pason një pushim i këndshëm në Durrësin me pisha, ku janë të njohura këngët dhe vallet durrsake, pastaj  zëri magjik i Fitnete Rexhës, sikur edhe Kavaja tregonte se është krenare me këngët e saja, pastaj  Jusuf Myzyri dhe e pa vdekshmja, Vaçe Zela e cila mendoj se e kishte zërin më të mirë në botë.

Gjithashtu edhe jugu i Shqipërisë i kishte karakteristikat e veta me famë botërore sikur janë këngët polifonike, të cilat janë unike dhe të pa përsëritshme, dhe për këtë arsye kanë hyrë në trashëgiminë me vlera botërore. Kur jemi te Jugu atje dalloheshin: polifonike, popullore këngë të lehta si dhe serenadat Korçare.

Kulminacioni  i gjithë kësaj muzike të mirëfilltë bashkohej në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikës së Shqipërisë, i cili kishte një koreografi vërtet impozante me valltarët virtuozë:  Besim Zekthi dhe Rexhep Çeliku. Ishin të njohura edhe festivalet si ai i Gjirokastrës dhe festivali i këngës në RTSH. Personalisht jam rritur me këto këngë, ku as se si nuk po mund ta përballoj këtë kohë të degjenerimit që po i bëhet këngës Shqipe. RTSH-ja urgjentisht duhet t’i  kthej këto këngë në ekranet televizive sepse censurimi i tyre është : shkelje e të drejtave të njeriut. Dhe së fundmi kur bëhet një krahasim i atyre këngëve me vlera të larta artistike me këto të sotmet pa as një vlerë tallava, lindë pyetja: nga po rrëshqet kënga shqipe…

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …