Nehat Idrizi merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

Nehat Idrizi merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, po merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Rrjetin Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, i cili po sot mbahet në Tiranë. Takimi ishte i  përqendruar në: Organizimin i përgatitjeve për konferencën plenare të BEMNCJ në vitin 2018; Ndryshimet të mundshme statusore të rrjetit; Ecurinë e reformave në vendet anëtare; Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar mes vendeve anëtare të rrjetit dhe me organizata partnere etj. Përveç këtyre temave të lartcekura, anëtarët e Rrjetit me theks të veçantë diskutuan për domosdoshmërinë e sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit nga çdo lloj ndërhyrje që cenon parimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të së drejtës.

Gjithashtu, anëtarët e Rrjetit morën vendim që takimi plenar dhe konferenca e XIII-të e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë do të mbahet në Budvë, në Malit të Zi, më datë 21 – 22 qershor 2018.Në Konferencën e fundit plenare të Rrjetit, të mbajtur në Bullgari, Itali në korrik 2017, ndër vendimet e tjera, u ri-zgjodh për një mandat të tretë si President i Rrjetit, Z.Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe u miratua plani i veprimit të Rrjetit për periudhën 2017 – 2018.

Bazuar në këtë plan veprimi, Z.Gjoni, në cilësinë e tij si President i Rrjetit, propozoi organizimin e një takimi të Bordit Drejtues në Prill 2018. Pas konsultimeve edhe me Sekretariatin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë  u vendos që ky takim të zhvillohej në datën 18 Prill 2018. kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim përfaqësuesit e këshillat gjyqësorë – anëtarë të Bordit Drejtues: Bosnje – Hercegovinë, Mal i Zi, Kosovë dhe Hungari. Bullgaria jo.  Takimi i Bordit ka për qëllim të evidentojë arritjet dhe ecurinë e deritanishme në lidhje me detyrat e lëna nga Konferenca e XII, të diskutojë mbi problematikat e hasura dhe mundësitë konkrete të arritjes së objektivave si dhe të nxisë më tej aktivitetin e Rrjetit në lidhje me pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit në vendet e rajonit.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, synon përmirësimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të saj me qëllim forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon, ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, është një organizëm në përbërje të së cilit janë Këshillat Gjyqësorë të vendeve të Ballkanit dhe të Mesdheut Evropian: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Turqia, Kosova dhe Serbia.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë më 28 maj 2015 dhe për herë të parë po merr pjesë në Bordin të këtij Rrjeti.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …